Kronika 4 November 2025, 18:48 Nga VNA

Aksident në aksin Lushnje–Berat, njëri prej shoferëve largohet nga vendngjarja

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin Lushnje–Berat, njëri prej shoferëve

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin nacional Lushnje–Berat, pranë fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen dhe një Mercedes Benz. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk janë raportuar persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, Mercedes Benz-i, që udhëtonte në drejtim të Beratit, dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt, duke u përplasur me Volkswagenin që vinte përballë. Për pasojë, mjeti Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafikndarësen e hekurt.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se drejtuesi i Mercedes-it është larguar menjëherë pas përplasjes. Policia ka identifikuar shoferin dhe ka nisur kërkimet për ta kapur, ndërsa po heton shkaqet e aksidentit.

Forcat blu ndodhen në terren dhe po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili për disa minuta ka qenë i bllokuar për shkak të ngjarjes.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme