Kronika 2 December 2025, 19:18 Nga VNA

Aksident i rëndë në Maliq/ Makina përplas për vdekje 67-vjeçarin, shoferi është punonjës policie

Ndaje në Whatsapp

Aksident i rëndë në Maliq/ Makina përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Maliq–Lozhan. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 18:10, automjeti që drejtohej nga shtetasi D. Q., punonjës policie, ka përplasur këmbësorin B. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e goditjes, 67-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme