Kronika 20 September 2025, 17:18 Nga VNA

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje–Fier, parakalimi i gabuar, një i plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje–Fier,

Një aksident rrugor i rëndë është shënuar këtë të premte në autostradën Lushnje–Fier, pranë zonës së Savrës, në kahun e drejtimit për në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet luksoz tip fuoristradë “Bentley” është përplasur me një kamion, pasi shoferi i “Bentley”-t ka tentuar ta parakalojë mjetin e tonazhit të rëndë. Përplasja ka ndodhur nga pas, duke shkaktuar dëmtime serioze në pjesën e përparme të fuoristradës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor. Identiteti i të plagosurit nuk është bërë ende i ditur.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trafiku në këtë segment ka pësuar ngarkesa të përkohshme, ndërsa autoritetet kanë bërë apel për kujdes të shtuar në drejtimin e automjeteve, sidomos në rrugët me fluks të lartë.

Hetimet vazhdojnë.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme