Kronika 29 September 2025, 17:13 Nga VNA

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Çermë/ Fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në tokë bujqësore, dy të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Çermë/

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnjë–Çermë, pranë fshatit Dushk. Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe pas një fluturimi prej 20–30 metrash ka përfunduar në një tokë bujqësore pranë autostradës.

Në automjet udhëtonin një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar menjëherë nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës. Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe ndonëse aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që fuoristrada të dalë nga rruga dhe të përfundojë në oborrin e një banese, ku për fat të mirë nuk ka pasur persona të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e qarkullimit rrugor, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit. Hetimet janë në vijim, në pritje të ekspertizës autoteknike.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme