Kronika 5 September 2025, 22:47 Nga VNA

Aksident rrugor në afërsi të Paskuqanit, shoferi humb drejtimin dhe përplaset me barrierat anësore

Ndaje në Whatsapp
Aksident rrugor në afërsi të Paskuqanit, shoferi humb drejtimin

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Paskuqanit. Një shofer ka humbur drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat e rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:30, në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme