Kronika 23 February 2026, 13:37 Nga VNA

Aksi Librazhd–Përrenjas në mëshirë të masivit. Afatet rrëshqasin më shpejt se dheu që bllokoi rrugën

Ndaje në Whatsapp

Aksi Librazhd–Përrenjas në mëshirë të masivit.

Segmenti i dëmtuar rrugor i rrugës për në Korçë vijon të mbetet i bllokuar, ndërsa parashikimi optimist për hapjen në mesditën e sotme ka rënë bashkë me dheun. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) pranoi se rrëshqitjet aktive të tokës po vazhdojnë dhe e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e sigurt në zonë.

Sipas tij, ajo që u mendua si një rrëshqitje e kufizuar prej rreth 6 metrash rezultoi më e thellë dhe më kokëfortë nga sa u parashikua. Masivi vijon të lëvizë, ndërsa planet për stabilizim të menjëhershëm mbeten pezull.

“Situatë kritike. Rrëshqitjet janë aktive. Masat e marra me bypass dhe rrugë unaza sekondare nuk rezultuan efektive dhe aksi do të vijojë të mbetet i bllokuar,” u shpreh drejtori.

Specialistët po monitorojnë në vijimësi zonën, ndërsa po shqyrtohen alternativa për devijimin e trafikut. Në diskutim janë sistemimi i rrugës rurale Spathar – Rruga Egnatia – Dardhë – Hotolisht si dhe një mundësi tjetër nga Dragostunjë.

“Nuk mund të themi me siguri për një zgjidhje të afërt dhe të qëndrueshme,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se natyra nuk funksionon me grafikë dhe afate zyrtare.

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonën e rrezikuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, deri në një stabilizim të plotë të situatës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme