Kronika 30 November 2025, 08:12 Nga VNA

Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet për protestën e fermerëve grekë

Ndaje në Whatsapp

Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet për protestën e

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar këtë të shtunë, më 30 nëntor, për shkak të protestës së paralajmëruar nga fermerët grekë. Bllokimi pritet të zgjasë nga ora 18:00 deri në orën 22:00, sipas orës greke.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, të marrë përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, gjatë protestës do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

Institucioni kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u sugjeron të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe trafikun e rënduar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme