Kronika 19 August 2025, 10:39 Nga VNA

Afera CEZ-DIA, Kushtetuesja shqyrton më 16 shtator kërkesat e biznesmenit Kastriot Ismailaj për shfuqizimin e vendimeve dhe kthimin e milionave të sekuestruara

Ndaje në Whatsapp
Afera CEZ-DIA, Kushtetuesja shqyrton më 16 shtator kërkesat e

Me 16 shtator, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesat e ish-administratorit të kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, i cili njihet për njohje dhe miqësi me ish-presidentin e vendit Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të 2024.

Biznesmeni Ismailaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjykatave, që e kanë gjetur fajtor dhe dënuar me 11 vite burgim për akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se përvetësoi afër 5 mln euro nga zbatimi i marrëveshjes që kompania DIA kishte me kompaninë çeke CEZ për mbledhjen e borxheve.

Ismailaj e ka përfunduar këtë dënim dhe ka dalë në liri, por pretendon se vendimet ndaj tij janë antikushtetuese.

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë çështjen vetëm mbi bazë dokumentash.

Njëherazi Ismailaj kërkon edhe shfuqizimin e konfiskimit të afro 4.2 mln USD, 450 mijë euro dhe 12 mln lekë të sekuestruara në kohën kur ndaj tij u zhvilluan hetimet.

Afera CEZ-DIA është një nga akuzat që rëndon edhe ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili dyshohet të ketë ndikuar në lidhjen e kontratës mes DIA-s së Kastriot Ismailajt dhe CEZ.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme