Kronika 2 October 2025, 10:11 Nga VNA

Afera 5D / Dëshmon Arbjan Mazniku: Me Mollën, Qaton dhe Tushën kam pasur marrëdhënie kolegësh

Ndaje në Whatsapp
Afera 5D / Dëshmon Arbjan Mazniku: Me Mollën, Qaton dhe Tushën

Ish-ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit në kuadër të procesit gjyqësor për aferën e njohur si "5D".

Gjatë dëshmisë së tij, Mazniku deklaroi se gjatë periudhës 2019-2022, kur mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka pasur kompetenca për verifikimin përfundimtar të procedurave të tenderimit, por jo përmbajtjen e lëndës së kërkesave.

"Sipas ligjit, nuk merresha me lëndën e kërkesës, por vetëm verifikimin e hallkave të procesit. Raporti përmbledhës për tenderat ishte përgatitur nga ekspertët përkatës", tha Mazniku.

Ai shtoi se gjatë detyrës së tij firmoste dhjetëra dokumente në ditë dhe kujdesej që çdo procedurë të kishte firmat dhe detyrat e përmbushura nga përgjegjësit përkatës, përpara se ta certifikonte vetë.

"Miratimi im ishte në fakt një certifikim që hallkat administrative kishin bërë detyrat e tyre", theksoi ai.

I pyetur për lidhjet me personat e përfshirë në aferën 5D, Mazniku pranoi se i njihte Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushën, por theksoi se marrëdhëniet me ta kanë qenë vetëm profesionale.

"Me Redi Mollën kam pasur kontakte telefonike, ishim kolegë. Nuk kam pasur dijeni që Molla, Qato apo Tushe të kenë pasur interesa financiare", deklaroi Mazniku.

Redi Molla dhe Mariglen Qato janë të akuzuar nga SPAK si pronarët de facto të kompanisë 5D, e cila ka përfituar tendera të shumtë nga Bashkia e Tiranës.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme