Kronika 11 September 2025, 22:53 Nga VNA

A po mbyllet "epoka Veliaj" në politikë/ Gazetarja Lala tregon detaje nga dosja e kryebashkiakut

Ndaje në Whatsapp
A po mbyllet "epoka Veliaj" në politikë/ Gazetarja Lala

Një ditë pasi SPAK zyrtarisht çoi në Gjykatë dosjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve të rëndësishme në vend, fati i tij tashmë dihet. Por paralelisht me SPAK, kjo gjë u vërtetua sot nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë Asamblesë me shpalljen e Ogerta Manastiriliut për Bashkinë e Tiranës. 

Ai është ky fundi i Erion Veliajt? 

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje të rëndësishme nga hetimi ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe një grupi të gjerë bashkëpunëtorësh, mes të cilëve biznesmenë dhe ish-zyrtarë të njohur.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala konfirmoi se hetimet janë përfunduar dhe se Veliaj përballet me 13 akuza, më shumë se çdo person tjetër në dosje. Ndër akuzat më të rënda është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, në lidhje me një leje ndërtimi për një pallat shumëkatësh, ku sipas SPAK, ka interesa direkte Ajola Xoxa.

“Janë 30 të pandehur dhe 12 shoqëri. Ka shumë bashkëpunëtorë dhe familjarë të zonjës Xoxa mes të pandehurve. Akuza e re për Veliajn lidhet me dhënien e një lejeje ndërtimi ku ka interesa bashkëshortja e tij”, u shpreh Lala.

Sipas hetuesve të SPAK, çifti Veliaj-Xoxa dyshohet se ka përfituar fonde të mëdha, të cilat janë kanalizuar përmes kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga zonja Xoxa. Po ashtu, përmendet kompania “Rametal” e biznesmenit Elman Abule si pjesë e skemës së dyshuar për pastrim parash dhe qarkullim të shumtë të parave cash.

Në listën e të pandehurve është përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka.

Nga ana tjetër, Veliaj ka mohuar të gjitha akuzat, përmes avokatëve të tij, duke deklaruar se ndaj tij nuk ka prova konkrete, se është keqtrajtuar gjatë shoqërimit në spital dhe se nuk i është lejuar takimi me avokatët ndërkombëtarë.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, një emër me përvojë në sistemin e drejtësisë që nga koha e Krimeve të Rënda.

 

 

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme