Kronika 22 Gusht 2025, 20:29 Nga VNA

Zhdukja e Daniel Shimës, policia dorëzon dosjen në prokurori. Pse duhet zbardhur me cdo kusht "zhdukja" 10 orëshe e ish-numrit dy të AKSHIT

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e Daniel Shimës, policia dorëzon dosjen në prokurori. Pse

A ishte një largim me dëshirë apo ish-numri dy i AKSHIT Daniel Shima u rrëmbye dhe mbajt për 10 orë me radhë?
Prokuroria e Tiranës ka marrë ditën e sotme në dorë një referim të komisariatit nr.1 në Tiranë, lidhur me “zhdukjen” pa gjurmë të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas denoncimit që bëri nëna e tij.

Për shkak se Daniel Shima u rikthye në familje pas 10 orësh zhdukje të mistershme dhe në kushtet kur i kishte dërguar avokates, njëherazi dhe partneres së tij, një mesazh me tekstin “po më kërcënojnë” policia e ka referuar ngjarjen për vlerësim nga prokuroria.

Daniel Shima, njeriu i sekreteve të shqiptarëve, këmbëngul se iku me dëshirën e tij pas zënkës me partneren e tij, ndaj në këto kushte prokuroria duket se nuk e ka me nxitim. Por ka vendosur që ta shortojë këtë çështje në shtator kur prokurorët të rikthehen në punë pas pushimeve vjetore.

Në fakt, organi i akuzës do të duhej të vihej në lëvizje me urgjencë për të hetuar rastin, pasi largim me dëshirë apo rrëmbim dhe mbajtje peng për disa orë, ngjarja me personazh kryesor Daniel Shimën duhet të ngrejë gjithë shtetin në këmbë. Sepse, ai është njeriu i sekreteve kibernetike të vendit, njeriu që di çdo detaj për milionat e tenderave të AKSHIT e shumë detaje të tjera. Por pavarësisht kësaj, prokuroria duket se do të kujtohet për këtë dosje pasi të jetë shlodhur nga pushimet, ndërsa dyshimet për ngjarjen sa vijnë e shtohen.

Shima nuk jep asnjë shpjegim se përse i shkroi partneres mesazhin “po më arrestojnë”. Ai flet për debate me partneren e tij, por kjo e fundit mohoi të kishte pasur debate me të, ndërsa theksoi se para se të humbiste kontaktet me Danielin për 10 orë, ajo i kishte kërkuar të shkonte ta merrte.

Deri më tani policia di me siguri se Daniel Shima udhëtoi me makinën e tij, nga qyteti Studenti deri në dalje të tunelit të Elbasanit, pra një rrugëtim jo më shumë se 30 minuta. Ndërsa për mbi 9 orë e 30 minutat e tjera, ende nuk ka asnjë të dhënë se çfarë itinerari zgjodhi ai të shkonte në jug, sikurse pretendon. A u ndalua për ndonjë kafe? A qëndroi në ndonjë plazh? A takoi ndonjë person rrugës? Nëse po çfarë bisedoi? Po rruga e kthimit nga ishte? Sërish nga Elbasani apo përmes autostradës Tiranë-Durrës? Me kë udhëtoi një ditë më parë ai drejt Borshit? A janë pyetur personat që e shoqëronin?

Të gjitha këto, por edhe të tjera pyetje duhet të marrin një përgjigje nga hetimi. Daniel Shima është gjithashtu një dëshmitar i SPAK, ndoshta dhe i pandehur i së nesërmes për abuzimet me tenderat. Një dëshmitar që nëse vendos të rrëfehet mund të jetë i penduari perfekt për të rrëzuar piramidën e korrupsionit tek AKSHI.

Shima, është po ashtu një emër që u ekspozua nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj që nga arratia kur tha se “është kërcënuar që të heshtë”. Ahmetaj foli për tendera miliona eurosh ku sipas tij janë të përfshirë dhe familjarë të kryeministrit.

Ndaj nisur nga këto detaje e plot të tjera, e vërteta rreth “zhdukjes” 10 orëshe e Daniel Shimës duhet zbardhur me çdo kusht.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme