Kronika 6 May 2026, 21:15 Nga VNA

A i përkasin Lulzim Berishës celularët e zbuluar në paraburgimin e Durrësit? Pajisjet dërgohen për ekspertizë në SPAK

Ndaje në Whatsapp
A i përkasin Lulzim Berishës celularët e zbuluar në

Pak ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se në paraburgimin e Durrësit ishin zbuluar gjatë kontrolleve tre celularë që përdoreshin nga të dënuar dhe të paraburgosur. Kontrollet u ushtruan pas publikimit të një videoje ku bosë të krimit shfaqeshin duke festuar në paraburgim. Njëri prej celularëve, edhe pse është marrë përsipër nga një i paraburgosur, dyshohet se i përket ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ky i fundit, pasi u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës për dënimin që lidhej me krimet e kryera në kuadër të bandës, u shpall në kërkim me urdhër të SPAK dhe po gjykohet për vrasjen e Klodian Saliut në 2005. Ai u ekstradua nga Gjermania dhe u vendos në paraburgimin e Durrësit. Për të konfirmuar nëse celulari i përket Lulzim Berishës, është kërkuar ndihma e SPAK që të zbërthehet në laborator dhe më pas do të merren edhe masat për të paraburgosurin. Lidhur me situatën në burgje, ka rezultuar se shpesh bosët e krimit janë trajtuar në mënyrë të privilegjuar, duke u lejuar celularë, transfertime në qeli më të mira, si dhe ka pasur raste kur janë vizituar edhe nga vajza të ndryshme, përfshirë edhe ato të showbizit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme