Kronika 20 August 2025, 12:55 Nga VNA

8 muaj pritje për një laborator, ndërsa mbetjet e KURUM vazhdojnë të rrinë në Porto Romano nën ruajtjen e policisë

Ndaje në Whatsapp
8 muaj pritje për një laborator, ndërsa mbetjet e KURUM

Një laborator jashtë vendit ka marrë përsipër kryerjen e analizave të mbetjeve të KURUM, të cilat dyshohen të jenë të rrezikshme dhe pas kthimit mbrapsht nga Tajlanda, janë vendosur në Porto Romano dhe ruhen me forca policie. Mbetjet u kthyen pasi u ngrit alarmi se ishin toksike dhe ishin nisur drejt Tajlandës nga kompania “Sokolaj” shpk, e Gjovana Sokolaj, pa marrë autorizimin e vendit pritës.

Për të konfirmuar se çfarë ndodhet brenda 102 kontejnerëve duhej të merreshin mostrat dhe të kryheshin analizat. Por institucionet shqiptare nuk morën përsipër ta bënin këtë dhe Prokuroria e Durrësit, nën presionin e organizatave ndërkombëtare, kërkoi ndihmën e ekspertëve të huaj. Tashmë, sipas burimeve, është identifikuar laboratori që do të kryejë analizat dhe pritet të mbërrijnë ekspertët për të marrë mostrat. Por për këtë proces janë dashur plot 8 muaj, gjatë të cilëve Prokuroria e Durrësit, e drejtuar nga Suela Beluli, ka fjetur mbi dosje, duke i dhënë kohë të mjaftueshme personave përgjegjës, përfshirë Gjovana Sokolajn dhe kompaninë KURUM, të fshijnë gjurmët e veprës penale. Hetimet fillimisht u kryen nga prokurorja Mediana Metaj, por çështja mbeti pezull pa rezultate konkrete.

Për më tepër, kjo “qetësi” është ndihmuar edhe nga heshtja e pjesës më të madhe të medias, e cila për shkak të marketingut të KURUM ka shmangur t’i japë vëmendje një skandali me përmasa kombëtare. Po aq domethënëse është heshtja e qeverisë dhe apatia e opozitës, të cilat për një çështje kaq të prekshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve kanë zgjedhur të mos flasin. Transporti i mbetjeve toksike mbetet një temë e paprekur nga politika dhe media, ndërkohë që problemi më i madh nuk është më rruga e dështuar drejt Tajlandës, por fakti që këto mbetje vazhdojnë të depozitohen brenda territorit të Shqipërisë.

Në këtë vend, ku prokuroria vonon, qeveria nuk jep asnjë informacion, opozita mbyll sytë dhe mediat heshtin, mbetjet toksike kanë gjetur strehë më të sigurtë se vetë qytetarët. Dhe kjo është prova më therëse e një skandali që po mbulohet me pluhur, ndërsa helmi i tij mbetet ende mes nesh.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme