Kronika 22 March 2026, 21:37 Nga VNA

6 policë të plagosur gjatë protestës së PD-së, Policia: u sulmuam me molotov dhe lëndë piroteknike

Ndaje në Whatsapp
6 policë të plagosur gjatë protestës së PD-së,

Gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, i cili sipas Policisë së Shtetit u përshkallëzua në akte dhune ndaj forcave të rendit, janë lënduar 6 punonjës policie.

Të dëmtuarit janë efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të Policisë Rrugore. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në QSUT. Sipas policisë, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë tubimit u bëri thirrje pjesëmarrësve, nëpërmjet Qendrës së Zërit, që të mos ushtronin akte dhune dhe të mos sulmonin punonjësit e policisë me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, por një pjesë e protestuesve vijuan sulmet ndaj forcave të rendit.

Sipas njoftimit zyrtar, policia kishte marrë masa për ruajtjen e institucioneve, rendit dhe sigurisë publike, ndërsa thekson se mbetet e angazhuar për të garantuar ushtrimin e së drejtës qytetare për të protestuar.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit dënoi aktet e dhunës ndaj punonjësve të saj në krye të detyrës dhe ndaj institucioneve shtetërore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme