Kronika 23 February 2026, 12:23 Nga VNA

300 hektarë sera nën ujë në Dimal, fermerët: Prodhimi u kalb nga përmbytjet, kemi falimentuar

Ndaje në Whatsapp

300 hektarë sera nën ujë në Dimal, fermerët: Prodhimi u

Fshati Goriçan në bashkinë Dimal vijon të vuajë pasojat e përmbytjeve të para tre ditëve, të shkaktuara si pasojë e hapjes së portave të digave. Rreth 300 hektarë sera në këtë zonë mbeten ende nën ujë, ndërsa dëmet në bujqësi dhe blegtori raportohen si shumë të mëdha.

Gjatë përmbytjes, serat ishin të mbjella me domate, speca, lakra, tranguj dhe kultura të tjera perimore. Niveli i ujit ka arritur deri në një metër në disa parcela, duke shkatërruar plotësisht prodhimin dhe duke e bërë të pamundur mbjelljen e fidanëve të rinj pa u tharë toka. Sasi të konsiderueshme produktesh të dëmtuara janë hedhur në kanale kulluese, pasi nuk mund të tregtohen.

Të njëjtin fat ka pësuar edhe një fermë blegtorale, ku rreth 70 krerë dele dhe qingja janë marrë nga uji, ndërsa janë shkatërruar edhe rezervat ushqimore. Fermerët deklarojnë se dëmet janë të pallogaritshme dhe se shumë prej tyre ndodhen në prag falimentimi.

Banorët theksojnë se fshati është përmbytur shtatë herë gjatë muajit dhjetor 2025 dhe fillimit të vitit 2026, ndërsa, sipas tyre, ndonëse dëmet janë verifikuar disa herë, nuk është dhënë asnjë dëmshpërblim. Ata kërkojnë mbështetje financiare për kompensimin e humbjeve dhe ndërtimin e një argjinature mbrojtëse, me qëllim parandalimin e përmbytjeve të përsëritura.

Sipas fermerëve, rikuperimi i tokës dhe nisja e një cikli të ri prodhimi do të jetë e mundur vetëm pas 2-3 muajsh, kur toka të jetë tharë plotësisht dhe të krijohen kushtet për mbjellje të reja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme