Kronika 10 September 2025, 17:57 Nga VNA

30 të arrestuarit në Elbasan dalin para Gjykatës, seanca shtyhet për nesër

Ndaje në Whatsapp
30 të arrestuarit në Elbasan dalin para Gjykatës, seanca shtyhet

30 personat e arrestuar gjatë megaoperacionit policor “First Day” kanë mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte parashikuar të zhvillohej seanca për caktimin e masave të sigurisë.

Operacioni, i drejtuar nga Prokuroria dhe i zhvilluar gjatë natës dhe mëngjesit të së hënës, më 8 shtator, u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit. Si rezultat, u arrestuan 30 persona, ndërsa një tjetër u la nën hetim në gjendje të lirë. Për 25 prej tyre ishin lëshuar urdhër-arreste nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerë u kapën në flagrancë gjatë operacionit. Gjithashtu, 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për veprimtari të dyshuar kriminale, kryesisht të lidhura me trafikun e drogës.

Sot, gjatë seancës gjyqësore, avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet e hetimit, në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen dhe qëndrimet e tyre për klientët përkatës. Për këtë arsye, gjykata vendosi shtyrjen e seancës.

Seanca e ardhshme për caktimin e masave të sigurisë ndaj të arrestuarve do të mbahet nesër, më 11 shtator 2025, në orën 09:30 në Gjykatën e Elbasanit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme