Kronika 21 February 2026, 09:52 Nga VNA

25 vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në Itali, trupi i mbuluar me rërë

Ndaje në Whatsapp
25 vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në Itali, trupi i mbuluar

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Itali, ndërsa dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, më 20 shkurt 2026, në një terren në rrugën “Strada Chivola” në Bra, zonë që lidh qendrën e qytetit me fraksionin historik Pollenzo.

Viktima është një 25-vjeçar shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba. Trupi i tij u zbulua nga një automobilist që po kalonte rastësisht në zonë, pranë një automjeti tip “Lancia Ypsilon” me ngjyrë të zezë, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të viktimës.

Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se është qëlluar me një plumb në kokë. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje, çka forcon dyshimet se bëhet fjalë për një vrasje. Po ashtu, trupi është gjetur pjesërisht i mbuluar me rërë.

Hetimet po kryhen nga karabinierët e kompanisë së qytetit dhe nga njësia hetimore e komandës provinciale në Cuneo, nën drejtimin e prokurores Sara Paterno nga Prokuroria e Asti-t. Me urdhër të saj është vendosur kryerja e autopsisë, e cila pritet të realizohet sot.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme