Kronika 1 January 2026, 09:29 Nga VNA

2026 nis me aksident tragjik, 3 viktima në aksin Gjirokastër–Tepelenë, një e plagosur

Ndaje në Whatsapp
2026 nis me aksident tragjik, 3 viktima në aksin

Aksident tragjik në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë mbeti e plagosur.

Klejdi Myftari, 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, po udhëtonin me automjetin tip Volkswagen me targa AB797VP, kur në vendin e quajtur “Bypass” u përplasën me automjetin Mercedes Benz, me targa, që drejtohej nga Martin Dulaj, 25 vjeç, ndërsa pasagjere ishte Arsida Demiri.

Të tre djemtë ndërruan jetë në vend, ndërsa Demiri u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

 

Tepelenë / Informacion paraprak

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme