Kronika 5 Nëntor 2025, 21:29 Nga VNA

1.6 tonë kokainë, ketaminë dhe armë u sekuestruan në një operacion ndërkombëtar: 16 të arrestuar në portin e Antwerp-it

Ndaje në Whatsapp
1.6 tonë kokainë, ketaminë dhe armë u sekuestruan në

Një hetim i gjerë ndaj një organizate kriminale që trafikonte drogë përmes portit të Antwerp-it ka çuar në arrestimin e 16 personave dhe sekuestrimin e mbi 1.6 tonë kokainë, sasi të konsiderueshme ketamine, si edhe armë zjarri e municione. Lajmi u konfirmua nga Prokuroria Publike e Antwerp-it, e cila tha se aksioni u zhvillua nga Policia Federale Gjyqësore (FGP) pas muajsh hetimesh të thella.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Kato Belmans, grupi kriminal, me anëtarë kryesisht me origjinë shqiptare, përdorte një magazinë në Pereboomstraat, Moerbeke, afër qytetit Lokeren, për të nxjerrë drogën nga kontejnerët që mbërrinin në port.

“Më 21 tetor, policia ndërhyri me forca të posaçme dhe arrestoi gjashtë persona në Sint-Niklaas dhe në autostradën E34. Brenda një furgoni u gjetën 1,398 kilogramë kokainë, e fshehur në arka druri,” – deklaroi Belmans.

Hetimet më pas zbuluan se grupi përdorte tre apartamente në rrugën Van Immerseelstraat të Antwerp-it për të ruajtur përkohësisht drogën. Gjatë një kontrolli pasdite, policia zbuloi kompartmente të ndërtuara profesionalisht për fshehjen e substancave narkotike.

“Një 39-vjeçar holandez ishte specializuar në ndërtimin e këtyre ndarjeve të fshehta në banesa dhe automjete,” shtoi Belmans. “Në këtë operacion u gjetën edhe 277 kilogramë të tjerë kokainë, një presë për përpunimin e drogës, si dhe disa armë me municione. Në total, u arrestuan shtatë persona.”

Gjithashtu, banda përdorte një magazinë tjetër në Scheldelaan, Willebroek, ku javën e kaluar policia arrestoi tre shtetas serbë të moshës 22 dhe 25 vjeç. Gjatë kontrolleve, u gjetën 10,000 euro, një pajisje bllokuese sinjali (jammer), pasaporta të falsifikuara, karta identiteti të rreme policie, si dhe armë zjarri me municione.

Sipas autoriteteve, të gjithë të arrestuarit janë paraqitur para Gjykatës së Këshillit të Antwerp-it, e cila ka vendosur të konfirmojë masat e paraburgimit. Për tre nga të dyshuarit, seancat janë shtyrë për në një datë tjetër.

Prokuroria theksoi se organizata furnizonte grupe të tjera kriminale në Evropë, ndërsa disa prej apartamenteve në Antwerp përdoreshin si qendra logjistike për transportin e drogës drejt Mbretërisë së Bashkuar me kamionë.

Në mes të shtatorit, gjatë një operacioni të përbashkët me Policinë e Antwerp-it, u arrestuan tre persona të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë me 50 kilogramë kokainë, 25 kilogramë ketaminë dhe disa armë zjarri. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim. Ky është një nga operacionet më të mëdha antidrogë të zhvilluara këtë vit në Belgjikë, i cili, sipas autoriteteve, goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut që operonte përmes portit strategjik të Antwerp-it – një prej pikave kryesore hyrëse të kokainës në Evropë.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme