Kronika 2 November 2025, 11:03 Nga VNA

Vrasje tragjike mes kushërinjsh, banorët e Gjormit: U tronditëm! Autori kishte vite që ishte larguar nga fshati

Ndaje në Whatsapp

Vrasje tragjike mes kushërinjsh, banorët e Gjormit: U tronditëm!

Banorët e fshatit Gjorm të Vlorës janë tronditur nga një ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ata tregojnë se kanë mësuar për ngjarjen nga televizori dhe se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

“E morëm vesh nga televizori. Ka pasur kohë që nuk dukej në fshat. Ka qenë i larguar, punët e tij, hallet e tij. Nuk dihet arsyeja”, tha njëri nga banorët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën përballë shtëpisë së autorit, ku 36-vjeçari Dallan Aliaj mbeti i vrarë nga kushëriri i tij, 32-vjeçari Bertil Alliaj. Banorët shtojnë se nuk dihet arsyeja e konfliktit, ndërsa autori ishte larguar nga fshati që prej vitit 2015 dhe nuk ishte parë më që atëherë.

“Ky që humbi jetën është kushëriri im. Viktima rrinte në Levan. Autori ka pasur probleme me shtetin. U habitëm si kishte mundësi që kishte ardhur. Ndoshta ka ardhur sepse ishte i ati sëmurë” tregojnë ata.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit, ndërkohë që familjarët dhe fshatarët mbeten të tronditur nga rasti tragjik.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme