Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Thumanës gjatë orëve të para të mëngjesit, ku një konflikt i dyshuar mes dy personave përfundoi me humbjen e jetës së një 57-vjeçari.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”, gjatë një konflikti mes dy personave, shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç, është goditur me sende të forta, konkretisht me çekiç, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Andri Vokrri, alias Ndreka, si dhe kanë shoqëruar edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se konflikti dyshohet të ketë pasur si motiv përplasjen e dy automjeteve me të cilat udhëtonin personat në fjalë. Ata kanë filluar të debatojnë dhe në një moment Vokrri ka goditur për vdekje 57-vjeçarin.






















