Kronika 16 March 2026, 11:23 Nga VNA

Vrasje në Gjakovë, një i vdekur dhe një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri

Ndaje në Whatsapp

Vrasje në Gjakovë, një i vdekur dhe një i plagosur pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakova, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ndërsa viktima është identifikuar si 38-vjeçari Rastim Binakaj.

Sipas informacioneve fillestare, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, 29 vjeç, vëllai i viktimës, i cili është qëlluar në kraharor dhe është dërguar për trajtim në spital. Autoritetet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen është Nexhdet Zymberaj, pronar i kafenesë “My Place”. Pas incidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe aktualisht është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet të mprehtë, që dyshohet të jetë thikë. Lidhur me rastin, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Shermet Elezi, bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 05:30 dhe se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori i shtetit. Ai konfirmoi se një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, deklaroi se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në një lokal në zonën e Çarshisë së Vjetër, pas një mosmarrëveshjeje mes pronarit të lokalit dhe një klienti. Sipas tij, i dyshuari është një person i njohur për policinë dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë e saj janë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa në vendngjarje po kryhen procedurat e nevojshme hetimore nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme