Kronika 16 January 2026, 17:09 Nga VNA

Vrasje me porosi në zemër të Brukselit: Hetuesit thonë se Arjan Spahiu u ekzekutua nga profesionistë

Ndaje në Whatsapp

Vrasje me porosi në zemër të Brukselit: Hetuesit thonë se

Hetuesit belgë kanë deklaruar se Arjan Spahiu është vrarë në mënyrë të organizuar dhe profesionale, duke hedhur poshtë çdo version se bëhej fjalë për një konflikt të rastësishëm. Deklaratat u bënë gjatë procesit në Gjykatën e Assiseve në Bruksel, ku nëntë persona po gjykohen për përfshirje në vrasjen e 38-vjeçarit shqiptar, të ndodhur më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek.

“Nuk ishte një sherr që doli jashtë kontrollit. Viktima u vra sepse kështu ishte vendosur”, thanë hetuesit para trupit gjykues, duke e cilësuar krimin si një ekzekutim të mirëorganizuar.

Trupi i pajetë i Arjan Spahiut u gjet rreth orës 17:50 pranë një pallati në rrugën Condorlaan. Sipas policisë, pranë trupit u gjetën 17 gëzhoja, ndërsa autopsia konstatoi 18 plagë nga armë zjarri, në kokë, shpinë dhe duar. Sipas dëshmitarëve, të shtënat erdhën nga një automjet me dy persona të maskuar.

Sipas hetimit, pak minuta para vrasjes Spahiu ndodhej në një makinë me mikun e tij, F.M., i cili kishte ndaluar dyfish. Një automjet i bardhë u kishte bllokuar rrugën. Në momentin që Spahiu doli nga makina, një nga autorët hapi zjarr ndaj tij, ndërsa një tjetër i drejtoi armën me silenciator drejt F.M.-së.

Hetuesit kanë konstatuar një ndërveprim të mëparshëm mes viktimës, mikut të tij dhe një personi të panjohur në zonën e Ter Kamerenbos, përpara se ata të lëviznin drejt Molenbeekut, ku ndodhi ekzekutimi.

Prokuroria federale ka vënë nën akuzë për ekzekutimin e vrasjes F.M. (aktualisht i burgosur në Shqipëri), E.M. (i lirë me kusht kundrejt një garancie prej 35 mijë eurosh) dhe E.S. (i ndaluar në Shqipëri). E.M. ka refuzuar të japë shpjegime në sallën e gjyqit, ndërsa avokatët e tij pretendojnë se ai nuk ndodhej në makinën e autorëve dhe mohojnë përdorimin e kodeve të komunikimit të enkriptuar Sky ECC që prokuroria ia atribuon.

Dy të dyshuarit kryesorë për dhënien e urdhrit të vrasjes, Franc G., i njohur si Franc Copja, dhe M.Q., nuk ndodheshin në Belgjikë në momentin e krimit. Sipas hetimit, ata vepronin nga Dubai, duke komunikuar përmes kanaleve të enkriptuara. Prokuroria pretendon se Franc Copja ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me ekzekutorët, ndërsa M.Q. siguronte informacion për viktimën përmes tre shqiptarëve të tjerë në Bruksel.

Njëri prej tyre, E.R., është tërhequr nga deklaratat e dhëna në vitin 2021, duke pretenduar se gjatë paraburgimit ishte vënë nën presion për të pranuar përfshirjen në vrasje. Ai mohoi se kishte lokalizuar ndonjëherë Spahiun dhe mohoi njohjen me M.Q.-në, pavarësisht deklarimeve të kushëririt të tij, E.B., i cili bashkëpunon me hetuesit që prej vitit 2023.

Sipas prokurorisë federale, E.R., E.B. dhe B.M. shërbenin si informatorë në organizimin e vrasjes. E.B. ka deklaruar se E.R. ka marrë 200 mijë euro për rolin e tij, ndërsa vetë ai dhe B.M. nga 100 mijë euro secili.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se Ardit Spahiu ishte i përfshirë në tregtinë e kokainës dhe kanabisit në Belgjikë dhe se që nga viti 2019 jetonte i fshehur, nga frika për jetën e tij në Shqipëri.

Procesi në Bruksel po vazhdon, ndërsa autoritetet belge e konsiderojnë vrasjen e Ardit Spahiut një ekzekutim klasik me porosi, të planifikuar dhe të zbatuar nga një rrjet kriminal ndërkombëtar.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme