Kronika 16 Shkurt 2026, 21:31 Nga VNA

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Ndaje në Whatsapp
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi brenda Burgut të Domokos në Greqi, ku i burgosuri Antonis Papadatos u vra me armë zjarri.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ndodhi në të njëjtën dhomë ku ndodhej edhe shqiptari Alket Rizai, emri i të cilit është përmendur shumë herë në Greqi, për arratisjet e bujshme nga burgu.

Kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje serioze mbi protokollet e sigurisë në institucionin e vuajtjes së dënimit, i cili konsiderohet ndër më të sigurtit në Greqi.

Hetimi po zhvillohet nga Njësia e Hetimit të Vrasjeve e Drejtorisë së Krimit të Organizuar, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin se si një armë zjarri arriti të futej brenda ambienteve të burgut dhe si u gjendën disa të burgosur të rrezikshëm në të njëjtin hapësirë me shefin e rojeve. Sipas informacioneve nga agjencia Athens-Macedonian Neës Agency Papadatos i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një biznesmeni në Zakynthos hyri në qelinë e burgut i armatosur me pistoletë me qëllim që të sulmonte shefin e burgut.

Veç Alket Rizait dhe viktimës, në të njëjtën dhomë ndodheshe edhe një i burgosur tjetër, një shtetas bullgar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Yannis Makris në vitin 2018 në Voula.

Autoritetet po hetojnë se si hyri arma në një burg me siguri të lartë dhe pse të burgosurit ndodheshin në atë dhomë në orën 18:45, kur duhej të ishin në qeli.

Po ashtu mister ngelet dhe fakti se si kaloi viktima tre pika kontrolli që hapen vetëm nga rojet dhe pse mungonin kamerat në vendin ku ndodhi vrasja, ndonëse korridoret përreth janë të pajisura me sistem vëzhgimi.

Po ashtu mediat greke bëjnë të ditur se shefi i policisë ishte në proces dorëheqjeje me kërkesë të Sekretariatit të Përgjithshëm për Politikën Kundër Krimit për kryerje të papërshtatshme të detyrës, por zëvendësuesi i tij ende nuk ishte emëruar. Çështja po shqyrtohet nga prokuroria e krimit të organizuar, ndërsa në selinë e Policisë Helenike në Katehaki klima raportohet e tensionuar pasi incidenti konsiderohet tregues i një problemi serioz sigurie në sistemin penitenciar.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme