Sociale 29 May 2026, 20:16 Nga VNA

Komuniteti Mysliman kundër udhëzimit për terapinë hormonale: Rrezik për të miturit

Ndaje në Whatsapp
Komuniteti Mysliman kundër udhëzimit për terapinë hormonale:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur shqetësim lidhur me udhëzimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për terapinë hormonale, duke vënë theksin veçanërisht te parashikimet që lejojnë nisjen e saj nga mosha 16 vjeç dhe, në raste të veçanta, edhe nga mosha 14 vjeç.

Në një deklaratë publike, institucioni fetar shprehet se e konsideron këtë çështje shumë të ndjeshme, pasi lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik të të miturve. Sipas qëndrimit të tij, çdo vendimmarrje në këtë fushë duhet të trajtohet me kujdes maksimal dhe përgjegjësi të lartë institucionale.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kujton gjithashtu qëndrimet e mëparshme kundër ligjit për barazinë gjinore, duke theksuar se mbetet konsistent në kundërshtimin edhe të akteve nënligjore që, sipas tij, burojnë nga ai kuadër ligjor.

Në deklaratë theksohet se të miturit nuk duhet të ekspozohen ndaj vendimeve me pasoja afatgjata në një fazë kur identiteti i tyre është ende në zhvillim. Po ashtu, institucioni nënvizon rëndësinë e mbështetjes familjare, kujdesit profesional dhe rolit mbrojtës të shoqërisë ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Në përmbyllje, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe aktorëve të tjerë shoqërorë që çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut të gjerë dhe me përgjegjësi të shtuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave familjare dhe ndjeshmërisë sociale e kulturore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme