Sociale 30 May 2026, 07:48 Nga VNA

Këshilli Ndërfetar kundër udhëzuesit për terapinë hormonale: Prek konceptin natyror të njeriut

Ndaje në Whatsapp

fdfgbfgb.PNG

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar ndaj miratimit të Udhëzuesit të Praktikës Klinike “Për trajtimin hormonal të personave transgjinorë”, i cili për herë të parë krijon mundësinë që kjo terapi të ofrohet në sistemin publik shëndetësor në vend.

Përmes një deklarate publike, Këshilli thekson se çështje të tilla, për shkak të ndikimit të tyre shoqëror, etik, mjekësor dhe antropologjik, kërkojnë transparencë të plotë institucionale, konsultim të gjerë profesional dhe debat publik të informuar.

Sipas Këshillit Ndërfetar, çdo protokoll apo ndërhyrje mjekësore me pasoja afatgjata fizike, psikologjike dhe sociale duhet të mbështetet në standarde të qarta shkencore, bazë të qëndrueshme juridike dhe procedura transparente vendimmarrjeje.

Në këtë kuadër, Këshilli u kërkon institucioneve përgjegjëse të publikojnë bazën shkencore dhe mjekësore mbi të cilën është hartuar udhëzuesi, argumentet shkencore, mjekësore dhe etike që kanë justifikuar miratimin e tij me procedurë të përshpejtuar, si dhe bazën juridike dhe kompetencat ligjore që kanë shërbyer për nxjerrjen e urdhrit.

Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me përfshirjen e të miturve në këtë rregullim. Këshilli kërkon sqarime mbi kriteret dhe arsyetimin që kanë çuar në përfshirjen e kësaj kategorie në trajtimet hormonale.

Gjithashtu, KNFSH kërkon një shpjegim publik mbi bazën juridike që autorizon personelin mjekësor të aplikojë trajtime hormonale për personat transgjinorë, duke argumentuar se legjislacioni shqiptar nuk parashikon aktualisht një kuadër të posaçëm dhe të detajuar për këtë kategori.

Këshilli Ndërfetar vlerëson se natyra komplekse e këtyre trajtimeve dhe pasojat e tyre afatgjata kërkojnë një debat të gjerë kombëtar dhe konsultim multidisiplinar me ekspertë të mjekësisë, bioetikës, psikologjisë, të drejtës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në deklaratë, Këshilli rithekson gjithashtu qëndrimin e komuniteteve fetare që përfaqëson, sipas të cilit identiteti njerëzor dhe dallimi ndërmjet burrit dhe gruas konsiderohen pjesë themelore e natyrës njerëzore të dhënë nga Zoti.

Për këtë arsye, Këshilli shpreh rezervat dhe shqetësimet e tij ndaj ndërhyrjeve mjekësore që synojnë ndryshimin e karakteristikave biologjike gjinore, duke argumentuar se procedura të tilla prekin konceptin natyror të personit dhe të familjes sipas traditës fetare.

Në përfundim, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë bën thirrje për përgjegjësi institucionale, transparencë dhe respekt ndaj dinjitetit njerëzor, familjes dhe vlerave themelore shoqërore.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme