Sport 30 May 2026, 15:37 Nga VNA

Ja bonusi që të marrin lojtarët e PSG nëse fitojnë Champions League 

Ndaje në Whatsapp
Ja bonusi që të marrin lojtarët e PSG nëse fitojnë

Paris Saint-Germain mund të përfitojë një bonus të madh financiar nëse arrin të mposhtë Arsenalin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve nga Franca, çdo futbollist i ekipit të parë pritet të përfitojë rreth 1 milion euro, si pjesë e një marrëveshjeje kolektive shpërblimi të negociuar brenda klubit.

Mediat franceze, përfshirë “L’Equipe”, bëjnë me dije se struktura e bonuseve është dakordësuar nga një grup lojtarësh drejtues të skuadrës, ku përfshihen Marquinhos, Achraf Hakimi, Ousmane Dembele dhe Vitinha.

Ky model shpërblimi pasqyron një qasje të re të PSG-së nën drejtimin sportiv të Luis Campos, ku prioritet i jepet suksesit kolektiv.

Skuadra pariziene synon të mbrojë trofeun e fituar sezonin e kaluar pas fitores 5-0 ndaj Interit në finale, ndërsa një triumf ndaj Arsenalit do të sillte një nga shpërblimet më të mëdha në historinë e futbollit për një ekip të vetëm.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme