Sport 24 May 2026, 11:00 Nga VNA

‘Ishin vite intensive dhe me plot emocione’/ Elseid Hysaj i thotë lamtumirë Lazios pas 5 sezonesh

Ndaje në Whatsapp
‘Ishin vite intensive dhe me plot emocione’/ Elseid Hysaj i

Elseid Hysaj mbyll aventurën e tij me skuadrën e Lazios. Pas 5 vitesh, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe klubi roman ndajnë rrugët mes tyre. Elseid Hysaj iu drejtua rrjeteve sociale për të përshëndetur Lazion dhe tifozët përmes një mesazhi emotiv teksa deklaroi largimin e tij nga bardhekaltrit.

‘Pas 5 vitesh me këtë fanelë erdhi momenti për t’u përshëndetur. Kanë qenë vite intensive, plot me emocione, momente shumë të bukur dhe të tjerë më të vështirë, por gjithnjë kam dhënë gjithçka me profesionalizëm dhe respekt deri në ditën e fundit. Dua të falenderoj shokët e mi të skuadrës, një grup i vërtetë, i përbërë nga djem të jashtëzakonshëm me të cilët kam ndarë shumë momente brenda dhe jashtë fushe. Një falenderim special edhe për të gjithë tifozët e Lazios, ngrohtësia, pasioni dhe mbështetja juaj kanë qenë shumë të forta dhe do të mbeten përjetë me mua. Roma do të jetë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe unë e familja ime do t’ju jemi gjithnjë mirënjohes. Ju uroj më të mirën dhe shpreoj që LAZIO TË KTHEHET ATY KU MERITON TË JETË. Faleminderit për gjithçka, FORCA LAZIO PËRGJITHMONË-shkruante Elseid Hysaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Tani ajo që mbetet për t’u kuptuar është se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit kuqezi.

 

 

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme