Sport 4 June 2026, 20:39 Nga VNA

Interi blindon Chivun, rinovon kontratën deri në vitin 2028

Ndaje në Whatsapp
Interi blindon Chivun, rinovon kontratën deri në vitin 2028

Cristian Chivu do të vijojë aventurën e tij në krye të Interit. Klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së trajnerit rumun deri në verën e vitit 2028, me mundësinë e zgjatjes edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.
Sipas raportimeve, marrëveshja e re i garanton Chivut një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon, duke reflektuar besimin që drejtuesit e klubit kanë te puna dhe projekti i tij.
Vendimi për rinovimin vjen pas një sezoni mjaft të suksesshëm, ku trajneri rumun udhëhoqi Interin drejt fitimit të titullit kampion në Serie A dhe Kupës së Italisë, duke siguruar dy trofe në vitin e tij të parë në stolin zikaltër.
Drejtuesit e Interit e konsiderojnë Chivun figurën ideale për të vazhduar zhvillimin e skuadrës, me synimin për të ruajtur suksesin në Itali dhe për të synuar rezultate të rëndësishme edhe në arenën evropiane.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme