Sociale 29 May 2026, 09:10 Nga VNA

IKMT gjobit me 10 mijë euro kompaninë “Gjikuria” për ndotjen mjedisore në Dhërmi, detyrohet të rehabilitojë zonën

Ndaje në Whatsapp

-640-0-1780036898xgjikuria-4-548.jpg 

 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndëshkuar me masë administrative gjobë subjektin “Gjikuria”, pasi ka konstatuar një vendndodhje të paligjshme të depozitimit të mbetjeve inerte dhe dherave në krye të fshatit turistik të Dhërmiut.

Gjatë një inspektimi të kryer nga Drejtoria Qendrore e IKMT-së, u vu re se kompania po kryente hedhje të dherave të dala nga gërmimet pa qenë e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B (shtojca 5.2), duke shkaktuar një impakt të rëndë vizual dhe mjedisor në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit jugor.

Masat e marra nga IKMT
Për shkeljet e rënda të konstatuara në terren, IKMT ka aplikuar sanksionet e mëposhtme ndaj kompanisë:

Dënim me gjobë në vlerën e 1,000,000 lekëve.
Pezullim të aktivitetit të depozitimit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrim për rehabilitim: Kompanisë i është lënë një afat i arsyeshëm për të eliminuar pasojat në mjedis dhe për të kthyer zonën në gjendjen e mëparshme

"Klienti" i preferuar i tenderave publikë
Ky ndëshkim,edhe pse me vlera modeste në raport me rëndësinë e saj, vjen ndaj një prej kompanive më të rëndësishme në vend, e cila njihet gjerësisht për afërsinë e saj me qeverinë dhe institucionet publike. Ndër vite, "Gjikuria" ka qenë përfituese e dhjetëra miliona eurove përmes tenderave publikë, koncesioneve dhe projekteve të mëdha të infrastrukturës të rrugëve dhe PPP-ve të rëndësishme, shpesh e akuzuar nga opozita dhe zërat kritikë për rrugë të privilegjuara kontraktimi.

Përtej lidhjeve të forta që kompania gëzon në korridoret e pushtetit ekzekutiv, këtë herë ndotja e hapur në mes të Dhërmiut ka detyruar inspektorët e IKMT-së të ndërhyjnë duke prerë gjobën dhe duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të inerteve nga maja e fshatit turistik.
Mbetet për t'u parë nëse ky penalizim do të zbatohet me rigorozitet apo nëse do të mbetet thjesht një lëvizje formale për të qetësuar reagimet e banorëve dhe pushuesve në prag të sezonit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme