Histori të harruara 5 March 2026, 14:49 Nga VNA

“Vetëvrasja” me dy plumba e Omer Nishanit: fundi misterioz i presidentit të parë të Shqipërisë komuniste dhe versionet që nuk u sqaruan kurrë

Ndaje në Whatsapp

“Vetëvrasja” me dy plumba e Omer Nishanit: fundi misterioz i

Nga Hasan Bello

Kryetari i parë i Presidiumit të Kuvendit Popullor (presidenti), i zgjedhur më 12 janar 1946, ishte Omer Nishani. Një ish-antizogist i orëve të para, i cili kishte studiuar për mjekësi në Austri. Në vitet ’20-’30 ai do të bëhej një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes komuniste dhe bashkëpunëtor i Fan Nolit. Gjatë studimeve, ai u njoh dhe më pas u martua me shtetasen austriake Rozvita von Voler, e cila në vitet e komunizmit do të quhej Trëndafile. Ajo ishte shkrimtare dhe poete.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, Omer Nishani u bë anëtar i Këshillit të Shtetit. Kjo u bë shkak që në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946, delegacioni shqiptar të ndjehej në vështirësi pasi kryeministri grek e solli këtë si argument të bashkëpunimit të shqiptarëve me fashizmin. Megjithatë, Enver Hoxha në kujtimet e tij thotë se ai kishte qëndruar në këtë post për të ndihmuar lëvizjen komuniste. Në verën e vitit 1943, Omer Nishani u largua nga kjo detyrë dhe iu bashkua Lëvizjes Antifashiste. Kjo bëri që Trëndafilja të mbetej e vetme në Tiranë, pa asnjë ndihmë dhe mjet jetese.

Në përfundim të luftës, Omer Nishani u bë ministër i Jashtëm dhe më pas Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Trëndafilja u bë kështu zonja e parë. Por kjo nuk zgjati shumë vite, për shkak se ata u ndanë zyrtarisht, me apo pa marrëveshje për shkaqe që ende nuk dihen.

Mosmarrëveshjet me diktatorin e detyruan atë që më 1 gusht 1953 të jepte dorëheqjen. Ndërkohë ai kishte kohë që mbahej në mbikëqyrje nga Sigurimi dhe ishte evituar edhe nga lista e kandidatëve për deputetë.

Sipas relacionit të hetuesit Nevzat Haznedari, “Dr. Omer Nishani në orën 23:00 të datës 25 maj 1954 ka vrarë veten me dy të shtëna me armë zjarri”. Në fillim organet zyrtare u munduan ta mbanin të fshehtë këtë version, duke deklaruar se ai kishte vdekur pas një sëmundjeje të rëndë. Por më pas u tha se ai kishte bërë vetëvrasje sepse nuk i duronte dot vuajtjet që i shkaktonte sëmundja. Për të nuk u bë asnjë ceremoni zyrtare.

Sipas bahçevanit të tij, Omer Nishani nuk kishte vrarë veten, por ishte vrarë nga djali i madh i njërit prej ish-zëvendëspresidentëve të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme