Histori të harruara 11 Tetor 2025, 12:03 Nga VNA

Thuhej se ishte me luhatje mendore/ Dokumenti zbulon se Enver Hoxha në 1982 ishte i kthjellët dhe në kontroll absolut të pushtetit

Ndaje në Whatsapp

Thuhej se ishte me luhatje mendore/ Dokumenti zbulon se Enver Hoxha në 1982

Studiuesja e njohur Enriketa Papa ka publikuar një dokukent të vitit 1982 mbi gjendjen fizike dhe mendore të Enver Hoxhës gjatë 38-vjetorit të Çlirimit. Sipas saj, dokumentet arkivore tregojnë se udhëheqësi komunist ishte plotësisht i kthjellët dhe i vetëdijshëm, në kundërshtim me hipotezat për probleme shëndetësore apo luhatje mendore.

Ai mbante nën kontroll çdo aspekt të jetës politike, nga përmbajtja e fjalimeve te organizimi i ceremonive shtetërore. Në bisedat me Simon Stefanin, Hoxha urdhëronte që të ruhej një qëndrim “politikisht korrekt” ndaj çështjes së Kosovës dhe të mos prekej ndjeshmëria e Greqisë për Vorio-Epirin. Ai theksonte se Kosova duhej të mbetej në statusin e saj autonom brenda Jugosllavisë, sipas Kushtetutës së vitit 1974.

Madje, Hoxha porosiste Ramiz Alinë dhe Foto Çanin të kontrollonin çdo fjalim publik, që të shmangeshin fraza si “Kosova është jona”.

Postimi i Enriketa Papa:

Në bisedën për 38-vjetorin e Çlirimit, në nëntor 1982, megjithëse janë hedhur hipoteza se Enver Hoxha nuk ishte mirë nga ana shëndetësore apo kishte lëkundje të shëndetit mendor, dokumentet arkivore dëshmojnë një tjetër realitet. Ai shfaqet plotësisht i kthjellët dhe i vetëdijshëm, pa asnjë shenjë devijimi nga vija e Partisë, duke mbajtur kontroll të plotë mbi çdo aspekt të jetës politike. Ai duket se vijonte të projektonte gjithçka me detaje, që nga përmbajtja e fjalimeve që do të mbaheshin në konferencën kushtuar festimeve të Pavarësisë, deri te organizimi i ceremonive në Vlorë, ku vetë nuk do të merrte pjesë, si dhe Konferenca jubilare në Tiranë.

Në një bisedë me Simon Stefanin, sekretar i KQ të PPSH, lidhur me kremtimet e 38-vjetorit të Pavarësisë, Hoxha këmbëngulte që të ruhej pozicioni “politikisht korrekt” ndaj ngjarjeve në Kosovë dhe që të mos “lëndohej” fqinji jugor me përmendjen e çështjes së Vorio-Epirit. Qëndrimi i Shqipërisë, sipas tij, duhej të ishte i qartë: mbrojtje e shtetit komunist dhe respektim i kushtetutshmërisë së Jugosllavisë, pra që Kosova të mbetej në statusin e përcaktuar nga Kushtetuta e vitit 1974 si krahinë autonome, kundër përpjekjeve të Serbisë për t’u mohuar shqiptarëve të drejtat e tyre civile.

Përsa i përket situatës së brendshme, Enveri urdhëronte që Ramiz Alia dhe Foto Çani të kontrollonin me kujdes çdo fjalim që do të mbahej në ceremonitë në Vlorë dhe Tiranë, përfshirë edhe atë të Kryeministrit Adil Çarçani “që të mos dalin gjëra që nuk duhen… si p.sh. ‘Kosova është jona’.”

Thuhej se ishte me luhatje mendore/ Dokumenti zbulon se Enver Hoxha në 1982

Lexo gjithashtu

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme