Histori të harruara 20 Nëntor 2025, 17:19 Nga VNA

Një shofer shkruan Enver Hoxhës: Historia e Shqipërisë me gabime

Ndaje në Whatsapp
Një shofer shkruan Enver Hoxhës: Historia e Shqipërisë me

Në fillim të viteve ’70, një qytetar i thjeshtë – që e firmos letrën thjesht “Një shofer” – i drejtohet ish diktatorit Enver me një letër anonime, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën se si historianët shqiptarë po e trajtojnë historinë e vendit. Letra, e shkruar me gjuhën e një njeriu të thjeshtë, por me shqetësimin e thellë të dikujt që beson se identiteti kombëtar po rrezikohet, përbën një dëshmi interesante të frymës së kohës dhe të debatit për orientimin e historiografisë shqiptare.

Autori anonim shpreh haptazi shqetësimin se Historia e Shqipërisë nuk po shkruhet drejt, duke i kërkuar të ndërhyjë që institucionet dhe historianët “të ecin në rrugën e duhur”. Letra citon disa pasazhe nga botimi i vitit 1959 i Historisë së Shqipërisë, të cilat sipas autorit paraqesin shtrembërime të rëndësishme.

Një nga pikat më të ndezura është trajtimi i Epirit. Në librin historik thuhet se lëvizja greke nuk e përkrahu Ali Pashën, pasi ai dëshironte të përfshinte krahina të Greqisë në shtetin e tij të ardhshëm. Por letra kundërshton këtë interpretim, duke theksuar se historianët e lashtësisë e vendosin kufirin e Greqisë historike nga Ambrakia e më poshtë, dhe se Epiri nuk përmendet kurrë si grek, përveçse nga “shovinistët e sotshëm grekë” dhe disa autorë të kohës.

Letra përmend edhe raste të tjera ku autori mendon se historia po i jepet ngjyrime të panevojshme greke: Trajtimi i Zeusit si “Zeusi Helen”, ndërkohë që burimet e tjera e përmendin si perëndi pellazge.

Përshkrimi i qyteteve si Apollonia, Amantia dhe Foinike gjatë sundimit romak si qendra që ruajtën gjuhën e traditat greke. Paraqitja e Apollonisë antike me një “pasion të tepruar”, sikur të ishte një universitet i traditës shqiptare.

Autori sheh në këtë një rrezik: idealizimin e elementëve të huaj në dëm të identitetit autokton shqiptar.

Një pjesë veçanërisht interesante e letrës lidhet me simbolikën e Apollonisë. Për autorin, ky qytet i lashtë përfaqëson një pushtim të huaj, një moment ku kultura vendëse u nënshtrua. Ai shpreh shqetësim se në kohët moderne po ringjallet me forcë emërtimi “Apollonia” – në hotele, ekipe futbolli, plazhe, madje deri te frika se mos edhe qyteti i Fierit do të marrë një ditë këtë emër.

Sipas tij, kjo është kontradiktore në një kohë kur ideologjikisht po luftohen simbolet fetare, ndërkohë që simbole pagane të lashtësisë po promovohen gjerësisht.

Letër anonoime 

Shumë i dashtun dhe i respektueshëm Shoku Enver! 

Ju kam shkruar edhe një herë se Historia e Shqipërisë nuk shkruhet drejt. Po ju shkruaj rishtazi pse vetëm ju jeni ay që mundeni t’i vini këta njerëz në rrugën që duhet të ecin. Unë jam një qytyetar i thjesht, por për çështjen që dua t’ju shkruaj më duket se ka një rëndësi të veçantë, ose kështu e kuptoj unë dhe kjo më shqetëson shumë. 

1) Në librin Historia e Shëipërisë volume I, bot.1959, faqe 471, thuhet në konfliktin e fundit që pati Ali Pasha me Sulltanin, lëvizja greke nuk e përkrahu, mbasi ky në Pashallakun e tij dhe në krijimin e shtetit shqiptar donte të përfshinte disa krahina të Greqisë si Thesalinë, Epirin, Akarnanin e Etolinë…

Është për të ardhur keq, se të gjithë historianët dhe gjeografët e lashtësisë thonë se kufijtë e Elladhës fillojnë nga Ambrakia e tutje. Pra asnjë me ka thënë që Epiri është i Greqisë, me përjashtim të shovinistëve të sotshëm grek dhe të Stefanaq Pollon që bën Historinë e Shqipërisë. 

Faqe 111 thuhet se Zeusi Helen, kurse grekët e vet kanë thënë se Zeusi ish i Pellazgëve. 

Faqe 126 thuhet se si qytetet Apollonia, Amantia e Foinike gjatë pushtitmi romak ruajtën organizimin, gjuhën dhe traditat greke. 

Faqe 128 flitet për shkollën e Apollonisë sikur flasim për universitetin toonë, me një passion të tepruar. 

Unë mendoj se Apollonia, në histori dhe në kujtesën tonë simbolizon një pushtim të huaj, një dhunë që na ëshët bërë neve sado e vjetër qoftë neve duhet të shkojmë kalimthi. Kurse Apollonia sot në pushtetin tonë po nringjallet në nëj kohë që mundohemi të zhdukim çdo perëndi krishtere apo islame. Ka rrezik që qyteti I Fierit të quhet Apollonia, mbani këtu çdo gjë pagëzohet me Apollonin, Hotel Apollonia, skuadra Apollonia e shumë gjëra të tjera në Durrës Plazhi Apollonia. 

Përfundoj duke ruajtur nderimin dhe respektin më të madhe që kam për juve, duke pasur shpresë se juve do t’I bëni këta njerëz t’i vënë gishtin kokës. 

Një shofer 

02.08.1972

 

 

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme