Histori të harruara 9 January 2026, 12:19 Nga VNA

Kur qeveria komuniste ftonte Kryetarin e Vatrës, Fan Nolin të kthehej në Shqipëri në ‘45-ën

Ndaje në Whatsapp
Kur qeveria komuniste ftonte Kryetarin e Vatrës, Fan Nolin të kthehej

Në gusht të vitit 1945, vetëm pak muaj pas çlirimit të vendit, komunistët i drejtojnë një ftesë zyrtare Fan Nolit për t’u kthyer në atdhe. Letra u shkrua nga Ministri i Kulturës, Sejfulla Malëshova, në emër të qeverisë dhe të Enver Hoxhës.

Në letër, Noli përshëndetet me respekt të veçantë dhe vlerësohet roli i tij historik në çështjen kombëtare nga ministri, duke qenë që të dy njiheshin prej vitesh dhe kishin një korrespondencë të rregullt mes tyre prej viteve ‘30-të.

Malëshova i shkruante Nolit, si drejtues i Vatrës, se ardhja e tij do të ishte “një fat i madh për Shqipërinë” dhe se ajo do të “kurorëzonte tërë të shkuarën tuaj patriotike”.

Një pjesë e letrës thekson edhe rëndësinë politike të pranisë së Nolit në atë moment vendimtar: “Enver Hoxha, unë dhe e gjithë qeveria jemi të mendimit se ardhja juaj në Shqipëri do të ishte një ndihmë e madhe morale dhe politike.”

Letra i referohet drejtpërdrejt edhe zgjedhjeve të ardhshme, duke e ftuar Nolin që të vinte në Shqipëri pikërisht në atë periudhë: “Së shpejti, ndoshta nga fundi i tetorit, ne do të kemi zgjedhjet për në Kuvendin Themelonjës. Do të ishte shumë mirë që të vini në Shqipëri, edhe vetëm provizorisht.”

Në përfundim, Malëshova i kërkon Nolit të shprehë mendimin e tij dhe nënvizon se qeveria dhe populli shqiptar presin me padurim përgjigjen e tij.

Kjo letër tregon përpjekjen e regjimit të sapokrijuar për të fituar legjitimitet moral e politik përmes figurave të rëndësishme të historisë kombëtare dhe atyre të diasporës historike shqiptare në SHBA.

Fan Noli, megjithatë, nuk u kthye kurrë përfundimisht në Shqipëri, duke mbetur një figurë e respektuar, por prej 1945 e distancuar gjithnjë e më shumë nga pushteti komunist.

LETRA

Tiranë, 27-VIII-’45

Hirësi!

Enver Hoxha, unë dhe e gjithë qeveria jemi të mendimit se ardhja juaj në Shqipëri do të ishte një fat i madh për Shqipërinë. Kështu, jo vetëm do të kurorëzohej e juaja e tërë e shkuara patriotike, por vendi ynë do të kishte në situatën e sotme një ndihmë të madhe morale dhe politike.

Jam i sigurt se populli shqiptar, i cili sot ka vënë fatin e tij në duart e veta, do t’ju nderojë siç e meritoni dhe do t’ju japë vendin që ju takon.

Së shpejti, ndoshta nga fundi i tetorit, ne do të kemi zgjedhjet për në Kuvendin Themelonjës. Do të ishte shumë mirë që të vini në Shqipëri me këtë rast, edhe vetëm provizorisht.

Gjithsesi, ju lutem më shkruani mendimin tuaj për ardhjen në Shqipëri.

Të gjithë presim me padurim fjalën Tuaj!

Të fala me respekt
Sejfulla Malëshova

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme