Histori të harruara 9 September 2025, 19:54 Nga VNA

Kur kryeqyteti vuante për bukë, dokumenti që zbulon krizën e nëntorit 1988

Ndaje në Whatsapp

Kur kryeqyteti vuante për bukë, dokumenti që zbulon krizën e

Në fundvitet ’80, Shqipëria po përjetonte një krizë të thellë ekonomike, me mungesa të rënda në ushqime dhe shërbime bazë, ndërsa regjimi diktatorial ishte drejt rrëzimit.

VNA sjell një dokument zyrtar të Sektorit të Kontrollit të Përgjithshëm, datë 9 dhjetor 1988, ku përshkruhet një situatë kaotike me mungesën e bukës në Tiranë, gjatë festave të 28–29 Nëntorit. Raporti tregon se fabrika kryesore e miellit kishte vite pa remont dhe nuk prodhonte dot as gjysmën e sasisë së nevojshme, duke detyruar autoritetet të shpërndanin bukë me cilësi të dobët dhe në sasi të kufizuara.

Ngjarja ilustron qartë kolapsin e sistemit të centralizuar ekonomik në fund të epokës komuniste.

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

PROKURORIA E RRETHIT

Tiranë, më 9/12/1988

SEKTORI I KONTROLLIT TË PËRGJITHSHËM

 

LËNDA: Për disa shregullime në furnizimin me bukë.

(10.12.1988)

PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM

SHOKUT RRAPI MINO

T I R A N Ë

Sipas porosisë suaj, verifikuam problemin e furnizimit me bukë të Tiranës në ditët e festave të 28–29 Nëntorit dhe, në përfundim, ju informojmë si më poshtë:

Në datën 27 nëntor, ndërmarrja tregtare ushqimore në Tiranë ka hedhur në treg 550 kv bukë me miell reze 090 (4 lekëshe) si dhe 400 kv bukë me miell reze 080 (5 lekëshe).

Në datën 28 nëntor është hedhur në treg një sasi prej 818 kv bukë me miell 090, kurse në datën 29 nëntor një sasi prej 800 kv bukë me miell reze 080. Në datën 29, për disa orë, disa njësi shitjeje kanë mbetur pa furnizim. Shkaqet e një shregullimi të tillë në furnizimin me bukë për ditët e festave (pa përjashtuar mundësinë e punës armiqësore) janë të shumta, por më kryesoret mendojmë se janë:

                •             Fabrika e miellit Nr. 1 e ndërmarrjes së grumbullimit ka tre vjet pa bërë remont. Si pasojë e kësaj gjendjeje, por edhe e organizimit jo të mirë të punës, kjo fabrikë nuk arrin të plotësojë planin ditor të prodhimit të miellit. Nga të dhënat që administruam doli se, nga 545 kv miell që është plani ditor i prodhimit, ka prodhuar çdo ditë vetëm nga 125–150 kv, duke krijuar kështu deficite të ndjeshme. Kështu, për 11-mujorin, ndërmarrja e grumbullimit në furnizimet me miell 080 fabrikës së bukës i ka krijuar një deficit prej 24.852 kv, kurse vetëm për muajin nëntor 2.451 kv.

                •             Ndodhur para një gjendjeje të tillë, fabrika e bukës, edhe pse ka detyra nga Këshilli i Ministrave të mbajë një rezervë mielli për 12 ditë, në një sasi prej 14.400 kv, këtë rezervë e ka përdorur për të përballuar prodhimin e bukës, dhe aktualisht nuk e ka.

                •             Në datën 25 nëntor, fabrika e miellit Nr. 1 pësoi defekt dhe nuk ka prodhuar fare miell 080. Kështu që fabrika e bukës, në datën 26 nëntor, nuk u furnizua fare me këtë lloj mielli, ndërsa në datën 26 dhe 27 nëntor prodhoi respektivisht 160 kv dhe 220 kv dhe këto sasi u tërhoqën nga fabrika e bukës në datat 27 e 28 nëntor.

Duke pasur mungesë mielli reze 080, fabrika e bukës njoftoi Komitetin Ekzekutiv të K.P. të Rrethit dhe Ministrinë e Industrisë Ushqimore dhe hodhi në prodhim miellin reze 090.

Kur kryeqyteti vuante për bukë, dokumenti që zbulon krizën e

Kur kryeqyteti vuante për bukë, dokumenti që zbulon krizën e

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme