Histori të harruara 13 Janar 2026, 20:21 Nga VNA

Kur Kasem Trebeshina sfidonte Enver Hoxhën dhe regjimin me letrat e tij duke kërkuar mos ta trajtonin në mënyrë çnjerëzore

Ndaje në Whatsapp

Kur Kasem Trebeshina sfidonte Enver Hoxhën dhe regjimin me letrat e tij

VNA sjell në rubrikën “Histori të harruara” një dokument të vitit 1964, që hedh dritë mbi internimet politike dhe qëndrimin e rrallë të hapur kundërshtues të shkrimtarit Kasem Trebeshina ndaj regjimit komunist.

Në janar të vitit 1964, shkrimtari, poeti dhe dramaturgu Kasem Trebeshina, një nga figurat më problematike dhe më të papajtueshme me pushtetin komunist, i drejtohet me një letër personale Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxhës. Në atë kohë, Trebeshina ndodhej i internuar në qytetin e Gramshit, si pjesë e masave ndëshkuese të regjimit ndaj intelektualëve të konsideruar të rrezikshëm për vijën zyrtare.

Letra, e datës 20 janar 1964 dhe e firmosur prej tij, përbën një dëshmi domethënëse mbi realitetin e internimeve politike në Shqipërinë e viteve ’60. Në të, Trebeshina thekson se nuk ka kryer asnjë faj që të justifikojë masën e internimit, duke e cilësuar atë të padrejtë. Megjithatë, ai nuk kërkon rehabilitim publik dhe as nuk e sfidon hapur vendimin e pushtetit.

Kërkesa e tij është minimale dhe njëkohësisht tronditëse: të largohet nga Gramshi. Shkrimtari paraqet dy alternativa – lirimin e plotë ose, nëse kjo nuk shihet e mundur nga autoritetet, internimin në një vend tjetër. Ai shprehet i gatshëm të pranojë çdo vendndodhje dhe çdo kohëzgjatje të masës, mjafton të mos qëndrojë më në Gramsh, një formulim që pasqyron qartë peshën e kushteve në të cilat jetonte.

Kur Kasem Trebeshina sfidonte Enver Hoxhën dhe regjimin me letrat e tij

E shkruar në Gramsh dhe e datuar më 20 janar 1964, kjo letër mbetet një dokument me vlerë të veçantë historike. Ajo ndihmon në kuptimin e marrëdhënies së tensionuar mes pushtetit dhe intelektualëve kritikë gjatë diktaturës komuniste, si dhe mënyrën se si individët përpiqeshin të gjenin hapësira minimale komunikimi dhe mbijetese brenda një sistemi thellësisht represiv.

Kasem Trebeshina është ndër të paktët intelektualë shqiptarë që bashkë me Musine Kokalarin u shprehën hapur kundër kushteve çnjerëzore të internimit dhe refuzuan të përshtateshin me realitetin poshtërues që u imponua. Ai organizoi disa herë greva urie në shenjë proteste, duke sfiduar autoritetet edhe nga brenda kampeve dhe vendinternimeve.

Pas periudhës në Gramsh, Trebeshina u largua prej andej dhe u dërgua në Shijak, duke vijuar kalvarin e internimeve dhe ndëshkimeve. Qëndrimi i tij, i dokumentuar edhe në këtë letër, mbetet një nga shembujt më të rrallë të refuzimit të hapur intelektual ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme