Histori të harruara 10 August 2025, 15:23 Nga VNA

Kur biografia të mbyllte dyert e shkollës: Letra e së bijës së Koço Tashkos dhe përgjigjja refuzuese e Mehmet Shehut

Ndaje në Whatsapp
Kur biografia të mbyllte dyert e shkollës: Letra e së bijës

Gjatë regjimit komunist, fëmijët e familjeve të shpallura “armike të popullit” privoheshin nga e drejta për arsimim, edhe pse nuk kishin asnjë faj personal. Një shembull domethënës është rasti i Eva Tashkos, e bija e Koço Tashkos, e cila në vitin 1962 i shkroi një letër kryeministrit Mehmet Shehu duke iu lutur t’i jepej mundësia të ndiqte shkollën e mesme.

“… mbeta ende për një vit të tretë e privuar nga e drejta e arsimimit… nuk u pranua as lutja që të më lejohet të banoj me të afërmit e mi… as lutja që të pranohem në konviktin e Fierit,” – shkruante ajo.

Përgjigjja e Mehmet Shehut ishte e ftohtë dhe e prerë, duke e bërë të qartë se arsyeja ishte biografia: “Fëmijët të mos e kërkojnë përgjigjen e mbetjes pa shkollë nga ne, shteti i popullit, por nga i jati, Koço Tashkua që është një tradhtar i poshtër…”.

Ky rast tregon qartë sesi regjimi përdorte arsimin si mjet ndëshkimi dhe izolimi social ndaj pasardhësve të familjeve të persekutuara.

Teksti i letres se Eva Tashkos

Kryeministrit

Shokut Mehmet Shehut

Për rastin që juve mund të mos jeni në dijeni, po ju informoj se gjithë ato lutjet që ju dergova dhe ato shpresa të mëdha që kisha patur të ju përfunduan në hiç. Unë mbeta ende për një vit të tretë e privuar nga e drejta e arsimimit.

Nuk u pranua as lutja që familja të transferohet në një qendër ku ka shkollë 11 vjeçare, as lutja që të më lejohet të banoj me të afërmit e mi qoftë në Tiranë ose në Korçë ku kam të tillë, as lutja që të pranohem në konviktin e Fierit ose në shkollën 11 vjeçare pa konvikt të Fierit.

Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Fierit, të cilit i dërgova këtë lutje të fundit s’pati mirësinë as të përgjigjet, sa do që i dërgova edhe një telegram me përgjigje të parapaguar.

Edhe vëllain tim s’e pranuan të regjistrohet në Universitet as me korrespondencë.

Po ju drejtoj këtë letër me rastin e 50 vjetorit të “Independencës” së Shqipërisë që po kremtohet me madhështi, për të cilën gjyshërit e mi dhe prindërit e mi kanë dhënë kaq shumë.

Mbetem me nder

Eva K. Tashko

 

Ballsh, 29 Tetor 1962

 

Përgjigja e Mehmet Shehut

Shokut Piro Dodbiba, Fier,

Përgjigjen te bijës së Koço Tashkos ose personalisht Koços le t’ia japë dikush që do caktoni ju e t’i thotë në emrin tim se fëmijët të mos e kërkojnë përgjigjen e mbetjes pa shkollë nga ne, shteti i popullit, por nga i jati, Koço Tashkua që është një tradhtar i poshtër e që u përpoq t’i bënte varrin atdheut dhe Partisë.

Ne nuk kemi asnjë mëshirë për ata që tradhtojnë atdheun dhe Partinë dhe që nuk heqin dorë nga tradhtia.

Prandaj më tepër nga ç’kemi bërë për fëmijët e Koço Tashkos nuk bëjmë, bile dhe ajo është e tepërt.

Firma

M. Shehu

11.9.1962

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme