Histori të harruara 22 April 2026, 12:05 Nga VNA

Historiania Enriketa Papa: dokumentet tregojnë se filmat në Shqipëri nisën para inagurimit të Kinostudios

Ndaje në Whatsapp

Historiania Enriketa Papa: dokumentet tregojnë se filmat në

Pedagogia e njohur e historisë, Enriketa Papa, ka sjellë në vëmendje një fakt pak të njohur mbi historinë e kinematografisë shqiptare, duke theksuar se prodhimi i filmave në Shqipëri ka nisur përpara krijimit të Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1952.

Sipas saj, ndryshe nga sa është propaganduar gjatë komunizmit dhe edhe më pas, arkivat dëshmojnë se një stabiliment për prodhimin e filmave ekzistonte që gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ky stabiliment ishte ngritur nga italianët dhe Istituto Luce dhe njihej si “stabilimenti kinematografik Tomori”.

Pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe ndryshimit të pushtimit në shtator 1943, ky stabiliment kaloi në administrimin e shtetit shqiptar, përmes Ministrisë së Kulturës Popullore.

Sipas dokumenteve të kohës, në Shqipëri gjatë viteve 1940 kishte prodhim filmi dokumentar dhe artistik. Mes emrave të përfshirë përmenden regjisori Mihallaq Mone dhe aktorët Merita Sokoli, Miranela Ikonomi dhe Kristaq Antoniu, të cilët kishin studiuar në Itali. Në vitin 1943, në stabilimentin “Tomori” u shfaq edhe filmi i shkurtër “Takim në liqen”, i prodhuar nga Mihallaq Mone.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme