Histori të harruara 9 August 2025, 17:54 Nga VNA

Havzi Nela, historia e mësuesit disident, varur me litar mes qytetit të Kukësit

Ndaje në Whatsapp
Havzi Nela, historia e mësuesit disident, varur me litar mes qytetit

Sot bëhen 37 vite nga humbja e jetës së Havzi Nelës poetit, mësuesit, disidentit, i cili në 10 Gusht 1988 u var në litar në qendër të qytetit të Kukësit me dekret të anëtarëve të e Presidiumit të Kuvendit Popullor drejtuar nga Ramiz Alia, ish-udhëheqësi i fundit i regjimit komunist. 

 

Historia e mësuesit desident, i cili mbahej në presion dhe në kontroll të vijuar nga strukturat e pushtetit, nisi në mesnatën e 26 prillit 1967 ku arratis familjarisht në ish-Jugosllavi bashkë me të shoqen.

Pas disa ditësh, më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien, të shoqen në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB

Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg.

Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg. Me 19 dhjetor, 1986, ai u lejua të dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar për ekzekutimin e tij nuk ndryshoi ai pas shqyrtimit nga Presidiumi i Kuvendit.

Burimi: AIDSSH

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme