Histori të harruara 24 December 2025, 21:08 Nga VNA

Fati mizor i mbesës së Qazim Mulletit, nga sekuestrimi i pasurisë, tek dëbimi e deri tek internimi

Ndaje në Whatsapp
Fati mizor i mbesës së Qazim Mulletit, nga sekuestrimi i

Fatbardha lindi në vitin 1939. Ajo është mbesa e Qazim Mulletit, ish-prefekt i Tiranës. Ishte fëmija i tretë në një familje me pesë fëmijë. Kur Fatbardha ishte vetëm 5 vjeçe, i ati i saj, Haki Mulleti, u arrestua dhe u dënua së bashku me të ashtuquajturin “grupi i Tiranës”, ndërsa pasuria e familjes u sekuestrua. Familja u dëbua dhe u internua në Kavajë, ku u strehuan në bodrume, barraka dhe kasolle.

Ajo kujton barrikadat dhe gjurmët e luftës, ashtu siç mund t’i mbajë mend një fëmijë i vogël, duke pritur lirinë. “Mamaja bëri ëmbëlsira se u çliruam”, kujton ajo, si një copëz e vogël shprese mes varfërisë dhe frikës.

Në rrëfimet e saj për kampin e Tepelenës, Fatbardha sjell edhe kujtime nga historia e familjes së xhaxhait të saj, gruaja dhe djali i të cilit ishin të internuar aty. Ajo përshkruan dhimbjen e madhe në kamp: mungesën e ushqimit, mungesën e higjienës dhe kushtet rraskapitëse të punës.

“U bëra 50 vjeçe duke ëndërruar se do të më vinte liria. Liria nuk vjen nga jashtë, liria vjen nga brenda. Duhet të kulturohet populli, të zgjedhë njerëzit më të mirë”, shprehet ajo.

Fatbardha përfundoi Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në vitin 1963, në degën biologji-gjeografi-kimi, pa shkëputje nga puna. Në vitin 1970 mbaroi edhe Universitetin e Tiranës, në degën Kimi-Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, gjithashtu pa shkëputje nga puna. Në vitin 1975 u pushua nga puna dhe më pas punoi në kombinatin e drurit në Shkodër.

Burimi: AIDSSH

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme