Histori të harruara 27 September 2025, 12:11 Nga VNA

Edhe lopët me “biografi të pastër”: privilegjet absurde të udhëheqjes në Shqipërinë e varfër të viteve ’70

Ndaje në Whatsapp

Edhe lopët me “biografi të pastër”: privilegjet

Në Shqipërinë e viteve ’70, jo vetëm udhëheqja duhej të ishte e “veçuar” nga populli, por edhe lopët që e furnizonin me qumësht kishin stallën e tyre speciale, të rrethuar, të kontrolluar politikisht dhe “të sigurta nga ndotja klasore”. Edhe lopët i kishin me biografi të mirë udhëheqja.

Një dokument “tepër sekret” i vitit 1975, i nënshkruar nga zëvendëskryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, Enrik Enonomi, drejtuar ministrit të Bujqësisë Piro Dodbiba, ministrit të Shëndetësisë Llambi Ziçishti dhe zëvendësministrit të Brendshëm Xhule Çiraku, parashtron masa të posaçme për t’u siguruar që tufat e lopëve që prodhonin qumësht për “drejtorinë speciale” të udhëheqjes, të ushqeheshin, ruheshin dhe të ishin të paprekura nga “rreziqe të jashtme”.

Në raport theksohet se 100 krerë lopë të vendosura në Kamëz ishin në stalla të veçanta dhe nën kujdesin e punonjësve “me garanci politike”. Ushqimi i tyre duhej të prodhohej dhe të transportohej nga fusha të veçuara, të kontrolluara dhe larg çdo kontakti me elementë të paqëndrueshëm. Madje propozohej edhe zhvendosja e tufës në Rinas apo në radiostacionin e Kamzës, ku ushqimi dhe strehimi mund të garantoheshin më mirë.

Por ndërsa për lopët e udhëheqjes hartoheshin plane sekrete me masa sigurie, realiteti për shqiptarët e thjeshtë ishte krejt tjetër: radhë të pafundme për një litër qumësht, mungesa kronike e ushqimeve bazë dhe varfëri e skajshme. Në një vend ku fëmijët rriteshin me bukë misri e supë të hollë, pushteti mendonte se edhe kafshët që furnizonin “drejtorinë speciale” duhej të ishin të privilegjuara dhe të mbrojtura si pjesë e kastës. Ky kontrast i dhimbshëm tregon më qartë se kurrë absurditetin e një regjimi që ushqente lopët e udhëheqjes me kujdes të posaçëm, ndërsa popullin e vet e linte të vuante urinë.

Edhe lopët me “biografi të pastër”: privilegjet

Edhe lopët me “biografi të pastër”: privilegjet

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme