Histori të harruara 3 December 2025, 09:33 Nga VNA

80 vjet nga zgjedhjet me gogla

Ndaje në Whatsapp
80 vjet nga zgjedhjet me gogla

Më 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese. Ato u zhvilluan në imitim të zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese Jugosllave. 

Votohej (gogëlizohej në fakt) në bazë liste në 10 prefekture. Votuesi nuk shprehte vullnetin me fletë votimi, por me gogla. Ishin dy kuti, njëra e Frontit Demokratik, i cili drejtohej nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste, Enver Hoxha dhe tjetra, pa emër, e cila luante funksionin e votës kundër, por pa votuar kënd tjetër. Kjo quhej “kutia e zezë” dhe në fund kishte një llamarinë.  

Pra o Fronti (PKSH-ja) o s'kishte tjetër. Ai që votonte kundër identifikohej nga zhurma dhe regjistrohej si kundërshtar. Për një vit, Partia Komuniste kishte zhdukur kundërshtarët e saj kryesorë politikë, duke i vrarë, futur në burgje dhe detyruar të arratiseshin.

Në vitin 1946 do dënonte edhe opozitën e mbetur, vetëm pse kërkoi te misionet e huaja shtyrjen e zgjedhjeve.

Me gogla u votua deri në vitin 1950. Për herë të parë në vitin 1945 votuan (gogëlizuan) edhe gratë.

 

Marrë nga muri i Kastriot Dervishi

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme