Sport 23 May 2026, 12:33 Nga VNA

Guardiola largohet nga pankina e Manchester Cityt, merr rol të ri në klub

Ndaje në Whatsapp
Guardiola largohet nga pankina e Manchester Cityt, merr rol të ri në

Pep Guardiola ka konfirmuar largimin nga posti i trajnerit të Manchester City pas 10 vitesh në krye të skuadrës, periudhë gjatë së cilës ka shkruar histori suksesi me klubin anglez.

Megjithatë, ai nuk do të shkëputet plotësisht nga City Football Group, pasi raportohet se Guardiola do të marrë një rol të ri si Ambasador Global i City Football Group.

Në këtë pozicion të ri, spanjolli pritet të ofrojë këshilla teknike për klubet e grupit dhe të angazhohet në projekte dhe bashkëpunime të ndryshme brenda strukturës së tij.

Gjatë 10 viteve si trajner i Manchester Cityt, Guardiola u shndërrua në trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar gjithsej 20 trofe.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme