Sport 27 May 2026, 18:45 Nga VNA

Enrique Riquelme: Kam investuar 200 milionë euro për të rrëzuar Florentino Perezin 

Ndaje në Whatsapp
Enrique Riquelme: Kam investuar 200 milionë euro për

Enrique Riquelme ka konfirmuar se kandidimi i tij për president të Real Madrid nuk është thjesht simbolik, por një projekt serioz me objektivin e vetëm: Fitoren ndaj Florentino Perez.


Biznesmeni spanjoll bëri të ditur se ka investuar afro 200 milionë euro nga pasuria personale për të mbështetur fushatën e tij, duke theksuar se synon një model më profesional në drejtimin e klubit madrilen.


“Ky nuk është një projekt që varet nga një person i vetëm që merr çdo vendim. Bëhet fjalë për profesionalizim në shumë sektorë të klubit dhe për këtë arsye jam i fokusuar vetëm te fitorja”, deklaroi ai.


Riquelme shtoi se hyrja në garë i ka sjellë kosto të mëdha personale dhe profesionale, ndaj nuk do të ishte pjesë e saj vetëm për formalitet. “Nuk do të angazhoja 200 milionë euro dhe të ekspozohesha në këtë mënyrë vetëm për të marrë pjesë”, u shpreh 37-vjeçari.


Ai vuri në dukje edhe suksesin në biznes, duke treguar se drejton një kompani ndërkombëtare me rreth 5 mijë punonjës në 37 shtete, me të ardhura që arrijnë në 4 miliardë euro.


Zgjedhjet e ardhshme presidenciale te Real Madrid pritet të jenë më të fortat dhe më të rivalizuara që prej vitit 2006, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Riquelme dhe Perez.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme