Sociale 4 August 2025, 17:08 Nga VNA

Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro për riparimin e elektroshtëpiake

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro për riparimin e

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në treg. Në vitin 2021, të ardhurat totale të këtij sektori arritën në 6.75 miliardë lekë, ndërsa me 2022 rreth mbi 8.6 mld lekë. Në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve që ofrojnë shërbimet e riparimit pësuan rritje 18 për qind në krahasim me vitin 2022.

Kjo tendencë sinjalizon disa zhvillime. E para shërbimet e riparimit po bëhen gjithnjë e me të shtrenjta në çmime për shkak të mungesës së specialisteve. Riparuesit e defekteve të pajisjeve janë shumë të kërkuar, teksa një pjesë e madhe e tyre emigrojnë në vende të tjera të Europës pasi edhe atje ka mungesa në këto lloj profesionesh.

Së dyti familjet shqiptare gjithnjë e më shumë  po rrisin përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake sidomos atyre elektronike. Gama e tyre rritet nga viti në vit dhe gjithashtu nevoja për shërbimet e riparimit gjithashtu.  Kompjuterët dhe celularet tashme janë bërë sende personale dhe nevoja për riparimin e tyre po rritet me përdorimin e tyre.

Pandemia e COVID-19 dhe periudha pas saj rriti ndjeshëm përdorimin e kompjuterëve, laptopëve, celularëve dhe pajisjeve shtëpiake për punë, shkollë online apo argëtim. Kjo solli edhe një nevojë më të madhe për mirëmbajtje dhe riparim të tyre.

Gjithashtu çmimet e larta pas pandemisë kanë zhvendosur prirjen konsumatore për shërbimet e riparimit dhe mirëmbajtjes, si një zgjedhje më ekonomike në vende të blerjes së një pajisje të re. Nga ana tjetër përmes platformave online, serviset kanë më shumë mundësi për të siguruar pjesë rezervë më shpejt, çka përmirëson efikasitetin dhe rentabilitetin e aktivitetit.

Në një shoqëri që vit pas viti bëhet e varur nga teknologjia, tregu i riparimeve do të njohë rritje. Veç faktorëve të tregut, po ndikojnë edhe zhvillimet demografike në vend ku ka gjithnjë e më pak zanatçinj dhe riparues, çka po ushtron presion për çmime më të larta./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme