Sociale 5 Gusht 2025, 07:33 Nga VNA

Shqiptarët harxhojnë 103 milion euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët harxhojnë 103 milion euro në vit për riparimin e

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në treg. Në vitin 2021, të ardhurat totale të këtij sektori arritën në 6.75 miliardë lekë, ndërsa me 2022 rreth mbi 8.6 mld lekë. Në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve që ofrojnë shërbimet e riparimit pësuan rritje 18 për qind në krahasim me vitin 2022.

Kjo tendencë sinjalizon disa zhvillime. E para shërbimet e riparimit po bëhen gjithnjë e me të shtrenjta në çmime për shkak të mungesës së specialisteve. Riparuesit e defekteve të pajisjeve janë shumë të kërkuar, teksa një pjesë e madhe e tyre emigrojnë në vende të tjera të Europës pasi edhe atje ka mungesa në këto lloj profesionesh.

Së dyti familjet shqiptare gjithnjë e më shumë  po rrisin përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake sidomos atyre elektronike. Gama e tyre rritet nga viti në vit dhe gjithashtu nevoja për shërbimet e riparimit gjithashtu.  Kompjuterët dhe celularet tashme janë bërë sende personale dhe nevoja për riparimin e tyre po rritet me përdorimin e tyre.

Pandemia e COVID-19 dhe periudha pas saj rriti ndjeshëm përdorimin e kompjuterëve, laptopëve, celularëve dhe pajisjeve shtëpiake për punë, shkollë online apo argëtim. Kjo solli edhe një nevojë më të madhe për mirëmbajtje dhe riparim të tyre.

Gjithashtu çmimet e larta pas pandemisë kanë zhvendosur prirjen konsumatore për shërbimet e riparimit dhe mirëmbajtjes, si një zgjedhje më ekonomike në vende të blerjes së një pajisje të re. Nga ana tjetër përmes platformave online, serviset kanë më shumë mundësi për të siguruar pjesë rezervë më shpejt, çka përmirëson efikasitetin dhe rentabilitetin e aktivitetit.


Në një shoqëri që vit pas viti bëhet e varur nga teknologjia, tregu i riparimeve do të njohë rritje. Veç faktorëve të tregut, po ndikojnë edhe zhvillimet demografike në vend ku ka gjithnjë e më pak zanatçinj dhe riparues, çka po ushtron presion për çmime më të larta./ Monitor

Video

Gazetari i njohur në Peru, Fernando Nunez, u qëllua për vdekje nga dy persona, ndërsa udhëtonte me motoçikletë së bashku me vëllain e tij. Nunez i cili trajtonte raste të korrupsionit në nivele të larta, është gazetari i tretë në Peru që besohet të jetë vrarë nga krimi i organizuar gjatë vitit 2025, pas vrasjeve të dy të tjerëve, Gaston Medina dhe Raul Celis. Autoritetet kanë bërë thirrje që hetuesit të shqyrtojnë punën gazetareske të Nunez si motiv kryesor të krimit.

Uellsi i Ri Jugor në Australi po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese që po përhapet me shpejtësi në bregdetin qendror, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhra të menjëhershëm evakuimi për banorët e Figtree Bay dhe Woy Woy, një zonë 40 kilometra në veri të Sidneit me mbi 350,000 banorë. Dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe disa banesa janë shndërruar në hi, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po e përkeqësojnë situatën nga ora në orë.

Në kraterin Halema‘uma‘u të vullkanit Kīlauea në Hawai ka nisur një shpërthim i ri më 7 dhjetor. Shatërvanët e lavës nga dy ventet e vullkanit kanë arritur mbi 300 metra lartësi. Tefra e nxehtë ka shkatërruar një kamerë monitorimi rreth 500 metra larg, ndërsa venti jugor vazhdon ende të shpërthejë. Vullkani po nxjerr mbi 50,000 tonë gaz dioksid squfuri në ditë dhe plumi i tymit është ngritur mbi 6,000 metra. Autoritetet kanë paralajmëruar se era mund të çojë hi dhe grimca të imta qelqi drejt zonave të banuara.

Bethlehem ndezi pemën e Krishtlindjeve për herë të parë pas dy vitesh — një sinjal i rikthimit të shpresës në qytetin e shenjtë në Bregun Perëndimor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme