Sociale 16 August 2025, 17:17 Nga VNA

Shitja e pasurive të paluajtshme, shoqata: Të ulet tatimi 15%, të përjashtohet fare banesa e parë!

Ndaje në Whatsapp
Shitja e pasurive të paluajtshme, shoqata: Të ulet tatimi 15%, të

 

Për çdo transaksion të pasurive të paluajtshme, një qytetar është i detyruar t’i paguajë shtetit një tatim prej 15 përqindësh, në rastin e shitjes së pronës. Propozimi i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme është që shtëpia kryesore, apo ajo të cilën një qytetar e ka si banesë parësore, nuk duhet t’i nënshtrohet një takse të tillë. Sipas Shoqatës, si model mund të shërbej skema e zbatuar në Itali.

“Nëse shikojmë Italinë banesa e parë është e përjashtuar nga taksimi, nëse ti e mban një banesë për të paktën 5 vite. Nëse e shet para afatit 5-vjeçar por ti provon që ke banuar gjysmën e kohës përjashtohesh nga tatimi, sepse ti nuk konsiderohesh spekulant. Në atë momentin kur nuk i provon këto të dyja dhe do paguash tatim prapë ty të njihen kostot e rinovimit, të investimit të bërë në banesë, dhe të çdo kostoje tjetër që ti ke pasur pasi mund të kesh marrë hua nga banka për ta blerë”, thotë Kryetari i shoqatës Reinaldo Pipiria.Në Shqipëri, kur një banesë e regjistruar me vlerë fillestare 50 mijë euro shitet 70 mijë euro, diferenca prej 20 mijë euro tatohet me 15% ose 3 mijë euro në këtë rast. Kjo normë e lartë tatimore thotë Pipiria stimulon informalitetin në shit-blerje, ndaj duhet të rishikohet.

“Në çdo studim ekonomik, barra e lartë tatimore inkurajon shkuarjen drejt informalitetit”, thotë Pipiria.Kryetari i shoqatës Reinaldo Pipiria thotë për Report TV, se kjo normë e lartë tatimore nuk është e drejtë përsa kohë nuk njeh asnjë kosto të mirëmbajtës së banesës gjatë kohës së shfrytëzimit.

“Nëse ti je biznes të merret 15% tatim mbi fitimin, pas njohjes së shpenzimeve, ndërkohë që nëse je individ të merr 15% pa të njohur kosto. Edhe nëse do të kemi një tatim më të ulët 3 apo 5% sado që të vendoset ne përsëri mendojmë që duhet të njihen kostot që kanë shoqëruar mirëmbajtjen e kësaj pasurie”, thotë eksperti.Për të shmangur pagesën e tatimit të plotë, blerësi dhe shitësi dakordësohen paraprakisht dhe deklarojnë një vlerë më të ulët të shitjes së pronës, duke bërë që informaliteti të rritet dhe buxheti të humbasë para nga fshehja e vlerës reale e shitjes së një banese. 

Marrë nga: Report TV 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme