Sociale 31 Korrik 2025, 10:15 Nga VNA

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Ndaje në Whatsapp
Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1,000 banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417. Serbia dhe Gjeorgjia kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.

Në Europën Qendrore e Lindore, vendet si Rumania (444) dhe Hungaria (447) kanë nivele të krahasueshme me mesataren e rajonit, por përsëri dukshëm më të larta se Shqipëria. Në krahun tjetër të tabelës, vendet perëndimore dhe nordike dominojnë me norma shumë më të larta motorizimi. Italia kryeson me 701 makina për 1,000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu, Finlanda dhe Qipro, të cilat gjithashtu kalojnë kuotën e 650 makinave për mijë banorë. Vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Spanja kanë gjithashtu norma që variojnë ndërmjet 550 dhe 650.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2024 qëndron në rreth 576 makina për 1,000 banorë, gati dy herë më shumë se niveli shqiptar. Ky tregues tregon jo vetëm për mundësitë ekonomike, por edhe për mënyrën e jetesës, nivelin e urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe INSTAT bëjnë të ditur se numri më i lartë i mjeteve është në Tiranë dhe Durrës, me rreth 500 makina për një mijë banorë, ose një makinë për dy banorë. Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura), sipas DPSHTRR.

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit./ Monitor

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme