Sociale 8 August 2025, 13:42 Nga VNA

Auron Tare publikon pamjet: Resort në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit

Ndaje në Whatsapp
Auron Tare publikon pamjet: Resort në zonën e mbrojtur të Parkut

Në një reagim publik në faqen zyrtare të Facebook-ut, studiuesi dhe aktivisti i trashëgimisë kulturore Auron Tare ka denoncuar gjendjen aktuale të një prej zonave më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në vend — Parkut Kombëtar të Butrintit. 

Ai ka publikuar pamje tronditëse që tregojnë degradimin e një pjese të zonës së mbrojtur, duke ngritur alarmin për mënyrën sesi po trajtohet një pasuri kombëtare me rëndësi ndërkombëtare.

Sipas Tares, kjo zonë e Butrintit, e cila në vitet '90 ishte e destinuar për ndërtime nga Qeveria “Berisha 1”, u shpëtua falë përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit Butrinti dhe ndërhyrjes së Ministres së Kulturës së asaj kohe, Arta Dade, si dhe mbështetjes nga figura të larta shtetërore si Edi Rama, Fatos Nano dhe Presidenti Rexhep Mejdani. Kjo nismë u konsiderua një nga veprat më të mëdha të Partisë Socialiste pas vitit 1997, duke i dhënë mbrojtje ligjore dhe institucionale një pasurie të çmuar kombëtare.

Por sot, sipas Auron Tares, gjithçka duket se është lënë në mëshirë të fatit. “Falë punës së përkushtësuese të Ministres Kumbaro & Co, pamjet flasin vetë,” shprehet ai me ironi dhe indinjatë. Implikimi është i qartë: politikat aktuale të Ministrisë së Kulturës dhe menaxhimit të Butrintit kanë dështuar të ruajnë integritetin e zonës së mbrojtur.

Ky denoncim vjen në një kohë kur debati për menaxhimin e Butrintit ka qenë i fortë dhe i polarizuar, veçanërisht pas vendimeve të fundit për ta kaluar administrimin e parkut në një formë të re partneriteti publik-privat, gjë që është kundërshtuar nga shumë zëra të shoqërisë civile dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore.

Pamjet e publikuara nga Tare përforcojnë shqetësimet se vlerat historike, arkeologjike dhe natyrore të Butrintit janë sot më të rrezikuara se kurrë. Ai i bën thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjësi, përpara se të jetë vonë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme