Editorial 26 February 2026, 18:01 Nga VNA

U mblodhën për Belindën dhe qanë me oi Mirlindën…

Ndaje në Whatsapp

U mblodhën për Belindën dhe qanë me oi

Nga Desada Metaj

Edi Rama ishte i qartë vetëm në një gjë sot: në paqartësinë e tij për vendimin që duhet të marrë për zv/kryeministren Balluku. Në një fjalim 100-minutësh (aq sa foli dhe Trump para Kongresit amerikan), Rama përsëriti në mënyrë të zvarritur çdo akuzë që ka artikuluar muajt e fundit ndaj drejtësisë së re. Pa kursyer as SPAK, por duke u kujdesur të veçojë ish-kreun Altin Dumani, për të cilin u duk se ishte në merak për epitetet që i vë Sali Berisha.

Por në fakt, me pak ndryshime nga homologu i tij në PD, Edi Rama sulmoi çdo strukturë të drejtësisë që nuk i ka ardhur pas fijes qeverisë dhe ministrave që ai drejton. Në fund, ai vendosi të presë vendimin e Këshillit të Mandateve, që qartas e ka dhënë verdiktin e tij në dy pjesë: një të Taulant Ballës dhe tjetrën të Gazment Bardhit, që qartas e kanë thënë opinionin e tyre për këtë temë.

I vetmi i paqartë duket të jetë Edi Rama, që u duk se bëri një “terapi grupi” për deputetët e tij, të cilët më shumë se fjalën e tij kuptuan se kryeministri ka ende nevojë për kohë për të vendosur se ç’duhet të bëjë: të dorëzojë Ballukun apo të kapitullojë para BE-së.

Jo më kot, sot kreu i mazhorancës nuk e përmendi iniciativën për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale si një sinjal për BE-në se nuk ka ndërmend të “prishë ambasadat” me ligjin surrogato të Ulsiut, sikundër tentoi gjatë gjithë kohës t’u tregojë dhëmbët ndërkombëtarëve. Duke harruar, në fakt, se korrupsioni, hetimet e pak dhe dosjet e korrupsionit i kanë kalbur kaq shumë dhëmbët kësaj qeverie, sa është më mirë të mbajë gojën mbyllur.

Duke e shtyrë vendimmarrjen personale për çështjen Balluku, kryeministri bleu sërish kohë të çmuar për të parë nëse mund të ndreqë diçka në zallamahinë e ngrehinës së qeverisë. Aq shumë u mundua të mos fliste për elefantin në dhomë, sa gati iu mbushën sytë me lot për ish-drejtoreshën e AKSHI-t që jeton në shtëpi me qira dhe s’ka makinë. Për pak u angazhua të organizonte një mbledhje fondesh në sallë për t’i siguruar jetën Mirlina Karçanajt. Edhe pse dikush që ka lexuar dosjet në atë grup mund t’i thoshte se gjatë kontrollit të banesës së saj janë gjetur sende me vlerë disa milionëshe.

Dhe u duk kaq keq në sallë, sa dikush mund t’i thoshte edhe me zë të lartë: u mblodhëm për Belindën dhe po qajmë Mirlindën.

Video

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet të nisë Konferenca e Kryetarëve.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme